Presidenti Pendarovski në Konferencën e 56-të të Sigurisë të Munihut

14 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, prej sot deri më 16 shkurt 2020 do të jetë pjesë e Konferencës së 56-të të Sigurisë të Munihut.

Presidenti Pendarovski mori pjesë në hapjen e konferencës ku fjalim rasti mbajti presidenti i Gjermanisë, Frank Ualter Shtajnmajer dhe kryesuesi i Konferencës, ambasadori, Volfgang Ishinger.

Parashihet që presidenti Pendarovski pasdite të mbajë fjalimin në tryezën e rrumbullakët “Dialogje ballkanike”, ku planifikohet pjesëmarrja e Josep Borell Fonteles, nënkryetar i Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë të BE-së, kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Ekaterina Zaharieva, Zëvendëskryeministre për reforma gjyqësore dhe ministre e punëve të jashtme të Republikës së Bullgarisë.

Presidenti Pendarovski të dielën do të mbajë fjalim në Konferencën e Sigurisë së Munihut.

Presidenti Pendarovski gjatë konferencës të realizojë disa takime me disa nga pjesëmarrësit e takimit.

Në Konferencën e 56-të të Sigurisë të Munihut do të marrin pjesë e mbi 500 liderë në fushën e politikës, biznesit, sferës akademike, shoqërisë civile, organizatave shëndetësore, përfshirë mbi 35 shefa të shteteve dhe qeverive dhe mbi 100 ministra të jashtëm dhe të mbrojtjes.

Mes pjesëmarrësve të paralajmëruar në takim janë edhe sekretari shtetërore amerikan, Majk Pompeo, presidenti francez Emanuel Makron, kryeministri danez Xhastin Trudo, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, anëtarë të Komisionit Evropian etj.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...