Presidenti Pendarovski në konferencën “Kapacitet i përmirësuar për parandalim të fatkeqësive dhe menaxhim me krizat në nivel lokal”

25 Mars 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski  sot mbajti fjalim në konferencën “Kapacitet i përmirësuar për parandalim të fatkeqësive dhe menaxhim me krizat në nivel lokal” e cila u mbajt në suazat e projektit “Komuna rezistente në kohë krize”, i zbatuar nga Instituti për Demokraci “SocietasCivilis” – Shkup, kurse i mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike në Shkup.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet, duke folur mbi pandeminë kovid-19, theksoi sevitin e kaluar shumë shtete u detyruan të përzgjedhin midis resursevetë planifikuara për parandalim të katastrofave apo për luftën me ndryshimet klimatike t’i rialokojnë për ballafaqim me pasojat e pandemisë. Ai shtoi se pandemia është test stresi jo vetëm për sistemin shëndetësor por edhe për menaxhmentin e krizës, për sistemet për menaxhim me krizat dhe mbrojtje dhe shpëtim.

“Shumë nga komunat tona kanë probleme me përmbytjet, zjarret, rrëshqitja e tokës, shembjet e tokës dhe ndotja. E dimë se kurdo që të ndodhë ndonjë fatkeqësi apo katastrofë, të parët në goditje janë bashkësitë lokale. Prandaj, edhe të parët që duhet të reagojnë janë pushtetet lokale dhe njësitë rajonale të institucioneve kompetente”, tha Presidenti Pendarovski.

Presidenti tha se këto janë sfida serioze edhe për shumë shtete më të mëdha dhe më të pasura, kurse problem shtesë për ne është edhe fakti, se edhe përkrah resurseve të kufizuara njerëzore, materialo-teknike dhe financiare, ne po ballafaqohemi edhe me mungesën kronike të koordinimit dhe bashkëpunimit institucional. Presidenti Pendarovski rikujtoi se edhe Komisioni Evropian në raportin e tij të fundit mbi përparimin e Maqedonisë së Veriut, kërkoi me vendosmëri përmirësim të bashkëpunimit dhe koordinimit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Qendrës për Menaxhim me Krizat. Ai nënvizoi se ne jemi një nga shtetet e rralla e cila nuk ka vendosur ende kornizën rikuperim në fazë të hershme dhe në fazën e ardhshme.

“Hulumtimi i Institutit për Demokraci “SocietasCivilis” dëshmon se na mungon qasje sistematike në zvogëlim të rreziqeve nga katastrofat. Kurse kjo është për shkak të perceptimit të gabuar mbi rreziqet si fenomene të izoluara hapësinore, kohore dhe funksionale dhe jo si të ndërlidhura ngushtë midis tyre”, tha Presidenti Pendarovski në këtë konferencë.

Presidenti Pendarovski rekomandoi se na nevojitet qasje e domosdoshme sistematike në strategjitë nacionale dhe lokale që do të mundësojë integrim të kapaciteteve dhe resurseve në dispozicion në të gjitha nivelet, si dhe se është e domosdoshme të ekzistojë vullnet politik në nivel lokal dhe qendror. Ai shprehu bindjen se ky projekt i Institutit për Demokraci mund të ndihmojë në krijimin e bashkësive dhe të komunave rezistente dhe i inkurajoi kryetarët e komunave, anëtarët e këshillave komunalë, drejtorët e njësive rajonale në të gjitha komunat në shtet që të përfshihen në këtë nismë.

“Pandemia është alarmi më i zëshëm që mund të na nxitë që t’i përfundojmë sa më shpejt këto detyra. Në këtë drejtim para pak kohe iniciova edhe konferencë dhe debat më të gjerë për përgatitjen e një ligji të veçantë mbi gjendjen e jashtëzakonshme me të cilin do të normativizohen edhe të gjitha boshllëqet dhe dilemat juridike me të cilat u ballafaquam kur e organizuam sistemin në rrethana jostandarde”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Presidenti vlerësoi se çdo shtyrje, do të jetë gjithnjë dhe më e vështirë të ndërtojmë rezistencë dhe përgjegjësi të strukturuar. Kurse çmimin për këtë gjë do ta paguajnë qytetarët.

Projekti “Komuna rezistente në kohë krize” ka për qëllim t’i përforcojë kapacitetet për menaxhim me krizat në tetë njësi të pushtetit lokal në Maqedoninë e Veriut dhe të shënojë progres në zhvillim të strategjive për gatishmëri dhe menaxhim me krizat në njësitë e tjera të pushtetit lokal. Projekti po zbatohet nga shtatori i vitit 2020 dhe do të zgjasë deri në mars të vitit 2022.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....