Presidenti Pendarovski në kremtimin e 1000 vjetorit të themelimit të Manastirit të Bigorit “Shën. Joan Pagëzori”

18 Tetor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në kremtimin e 1000  vjetorit të themelimit të Manastirit të Bigorit “Shën. Joan Pagëzori” që u mbajt nën patronazhin e tij.

Presidenti Pendarovski mori pjesë në Liturgjinë hyjnore hierarkike, të cilën e ka mbajtur udhëheqësi i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, Mitropoliti i Shkupit, Kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonas dhe i Justinian Primas, imzot Stefan, pas së cilës iu drejtua të pranishmëve.

Kremtimi i 1000 vjetorit të themelimit të Manastirit të Bigorit “Shën. Joan Pagëzori” është organizuar në përputhje me masat dhe protokollet për mbrojtje nga kovid-19.

I nderuar Kryepeshkop i Ohrit dhe Maqedonas dhe i Justinian Primas,

I Nderuar Peshkop Antaniski, Igumen i Manastirit të Bigorit “Shën. Joan Pagëzori”,

Të nderuar anëtarë të familjes bigoriane,

Të dashur miq,

Para tri ditësh e, në prag të kësaj dite të madhe, kisha nderin ta dekoroj manastirin “Shën. Joan Pagëzori” me Urdhrin për Merita. Në emër të qytetarëve maqedonas e falënderova këtë vend kulti dhe për atë që ky vendi e jep pa kursim nëpër shekuj, në kultivimin e trashëgimisë kulturore-historike të popullit dhe vendit të cilit i përket.

Dita e sotshme solemne është shumë e shkurtër që të përshkruajë, të paktën, ngjarjet kryesore të historisë njëmijë vjeçare të Manastirit të Bigorit. Por, nëse, për një moment, këta njëmijë vjet i shohim si një ditë, atëherë do të mund ta shohim Kryepeshkopin e parë të Ohrit, Jovan Debranin se si e themelon dhe e shenjtëron manastirin. Do të ishim dëshmitarë të gjeneratave të besimtarëve, murgjve dhe laikëve, që e ndërtojnë dhe e mbajnë në jetë, familjen bigoriane. Do t’i shikonim muratorët maqedonase se si prej gëlqereje i ndërtojnë këto godina të mrekullueshme, miakët legjendarë – drugdhendësit se si me durim e gdhendin ikonostasin bigorian, zografët e shquar se si i pikturojnë këto afreske dhe ikona.

Do të ishim dëshmitarë të mijërave kremtimeve të Krishtlindjeve dhe të Pashkës së Madhe. Do të shikonim se si manastiri shndërrohet në burim të spiritualizmit, shkrim-leximit dhe rilindjes, ku kanë vepruar njerëz të cilët me padyshim kanë qenë shumë para kohës së vet – Kirill Pejçinoviq, Joakim Kërçovski, Anatolij dhe Partenij Zografski dhe vëllezërit Milladinovci.

Të nderuar, për fat të keq, do të ishim edhe dëshmitarë të fatkeqësive dhe problemeve të mëdha. Nëpër shekuj Manastiri i Bigorit  ka përjetuar përndjekje, zjarre dhe luftëra, por i ka mbijetuar perandoritë, shtetet dhe ideologjitë. Në ndonjë moment ka qenë edhe i mbyllur, por asnjëherë, asnjëherë nuk ka qenë i harruar dhe nuk është fshirë nga mendja e njerëzve. Pas çdo fatkeqësie, murgjit, së bashku me popullin, e kanë riparuar këtë vend të shenjtë, duke arritur lartësi të reja shpirtërore dhe artistike.

Madje edhe rezymeja e tillë krejtësisht e shkurtër e historisë së gjatë të manastirit e parashtron pyetjen: Si ka arritur kjo katedrale e paqes dhe bukurisë t’i tejkalojë të gjitha stuhitë?

Kjo pyetje, edhe akoma më shumë përgjigja e saj janë me rëndësi të veçantë edhe për kontekstin tonë të sotshëm bashkëkohor. Krizat ekonomike, sociale, ekologjisë dhe të sigurisë me të cilat po ballafaqohet njerëzimi u shumëfishuan nga intensiteti, nga ndërlikimi dhe ndikimi i vet. Pandemia vetëm i shumëfishoi problemet. Proceset dhe turbulencat globale ndikojnë edhe mbi përditshmërinë tonë. Ndonjëherë kjo vorbull krizash na bën të ndjehemi sikur gjithçka ndodh përnjëherësh, sikur njëmijë vjet të jenë mbledhur vetëm në një ditë.

Dhe pikërisht në momente të tilla të mosbesimit në ngritje, frikës dhe pasigurisë midis njerëzve nga e panjohura, shumë bashkëqytetarë tanë kërkojnë paqe, ngushëllim dhe shpresë pikërisht në këtë vend. Për shumë të sëmurë nga gjenerata të ndryshme, nga shtete të ndryshme nga ideologji dhe fe të ndryshme, Manastiri i Bigorit është strehim shpirtëror nga stuhitë e jetës. Ndarjet dhe paragjykimet të cilat janë kaq të pranishme në përditshmërinë tonë nuk kanë vend në këtë manastir, ku njerëzit janë, para së gjithash njerëz pavarësisht nga karakteristikat e tyre personale. Ky është vend i shërimit të plagëve shpirtërore dhe rehabilitimit të të varurve. Shumë besimtarë pikërisht në këtë manastir e kthejnë besimin në jetë dhe e përforcojnë identitetin e vet shpirtëror.

Kjo vepër mijëvjeçare u dedikohet dy gjërave. Së pari, Manastiri i Bigorit nuk është vetëm ndërtesë materiale por edhe ndërtesë shpirtërore e ndërtuar jo vetëm nga gëlqerja bigoriane por edhe nga lutjet e përhershme të gjeneratave të njerëzve besimtarë.

Së dyti, dihet se ata që kalojnë këtu një pjesë të jetës kanë kuptim më të ndryshëm për kohën për të cilët ajo është e barabartë me përjetësinë. Për ta, çdo ditë e kaluar në vetëmohim vlen sa mijëra vjet. Njerëzit të cilët besojnë me sinqeritet, ndahen më me lehtësi nga trivialiteti i thelbësishëm, i kalueshëm,  përgjithësia. Me qëndrimin e tillë të vet të qetë ndaj jetës ata nuk konkurrojë për sukses, për pasuri materiale apo për fuqi mbi të tjerët. Duket sikur te kjo gjë është sekreti i mbijetesës shekullore së këtij manastiri themelet e të cilit janë të vendosura thellë në zemrat dhe shpirtin e popullit maqedonas.

Të nderuar të pranishëm,

Jubileu i sotshëm na nxit të reflektojmë sesa me mençuri i shfrytëzojmë ditët në jetën tonë dhe për se i japim vitet tona? A është kjo vetëm në kërkim të vlerave materiale apo edhe për të dëshmuar mirësi dhe solidaritet me më të afërmit dhe me të gjitha ata të cilëve jeta u është bërë tepër e vështirë? A kontribuon dhe sa kontribuon secili prej nesh në kauzën më të rëndësishme, për ndërtimin e një shoqërie të lirë të të barabartëve dhe të të virtytshmëve ku do të respektohet dinjiteti i lindur i çdo njeriu?

Prandaj sot, në fillim të mijëvjeçarit të dytë të Manastirit të Bigorit, është e nevojshme të reflektojmë se si ndonjë gjeneratë e ardhshme e trashëgimtarëve tanë do t’i vlerësojë veprat e gjeneratës sonë. Shpresoj se nëse mbetemi me besim të fuqishëm dhe respekt të ndërsjellë, edhe pas njëmijë vjetësh do të kemi të mira dhe vlera të cilat do të mbeten pas nesh, për të cilat do të rrëfehet.

Dhe me këtë kuptim, më lejoni të gjithëve t’ju dëshiroj shëndet dhe gëzime me më të afërmit, kurse familjes së shenjtë bigoriane dhe at Partenij t’u dëshiroj ta mbajnë fuqinë dhe energjinë shpirtërore të cilën e posedojnë dhe t’i tejkalojnë të gjitha tundimet e rrugës së jetës të cilën e kanë zgjedhur.

Me Zotin para, u pafshim vetëm për të mira!

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...