Presidenti Pendarovski në Munih mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët “Dialogjet ballkanike”

15 Shkurt 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në suazat e vizitës së Gjermanisë dhe pjesëmarrjen në konferencën e 56-të të Sigurisë në Munih, dje mbajti fjalim në tryezën e rrumbullakët “Dialogje ballkanike”.

Duke folur për marrëdhëniet fqinjësore dhe bashkëpunimin si një nga faktorët kyç për sigurimin e stabilitetit në rajon, presidenti Pendarovski përmendi shembujt pozitiv të Maqedonisë së Veriut, respektivisht Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë.

Duke theksuar që anëtarësia në NATO si synim strategjik politik dhe i sigurisë për Maqedoninë e Veriut, pozitivisht do të ndikoj në stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, presidenti Pendarovski shprehi kënaqësi nga dinamika dhe shpejtësia e ratifikimit të Protokollit për anëtarësim nga të gjitha vendet- anëtare. Në këtë drejtim, Presidenti theksoi edhe se procedura në Spanjë për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin tonë në Aleancë, pritet të përfundoj deri në fillim të zgjedhjeve në vendin tonë.

Duke folur rreth aspiratave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, presidenti Pendarovski vlerësoi se qëllimi i Unionit  që të luaj rol më të madhe gjeopolitik në rajon është plotësisht i pranueshëm për ne. Ai shtoi se shtetit tonë dhe rajonit nuk i duhet vetëm qasje deri në tregun e përbashkët evropian, por edhe përqafim i  vlerave evropiane demokratike që në masë të madhe do t’i përshpejtojnë proceset reformuese dhe ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe llogaridhënëse.

Duke e përshëndetur publikimin e metodologjisë së re për zhvillimin e negociatave për anëtarësim, shprehu pritshmërinë se me miratimin e saj, do të krijohen kushte për dhënien e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në takimin e ardhshëm të Këshillit Evropian në mars të këtij viti.

Ndërakaq, presidenti Pendarovski përmendi edhe bashkëpunimin ekonomik të shteteve të Ballkanit Perëndimor, duke  theksuar rëndësinë e nismave rajonale, ku nënvizoi se kjo assesi nuk paraqet alternativë për BE-në, por se nismat e këtilla duhet të zhvillohen paralelisht me integrimin në BE. Në këtë drejtim, Presidenti përsëriti qëndrimin se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i njohin vlerat e bashkëpunimit rajonal dhe sa më shpejtë të bëhen pjesë e nismave ekzistuese.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....