Presidenti Stevo Pendarovski sot në Nju-Jork në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara u takua me Juri Kim, zëvendësndihmëse sekretare e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, dhe Xhim O’Brajan, shefin e Zyrës për koordinimin e sanksioneve në Departamenti Amerikan të Shtetit.
Në këtë takim u bisedua mbi rrjedhën dhe mbi gjendjet aktuale lidhur me integrimet evropiane të shtetit tonë, mbi përparimin e reformave, si dhe mbi gjendjet politike në vend dhe në rajon. Bashkëfolësit u dakorduan se nevojitet të ruhet fokusi në reformat, si dhe përgatitja për udhëheqjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Në këtë takim u riafirmuan marrëdhëniet e përkryera bilaterale midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku Presidenti Pendarovski e falënderoi për mbështetjen amerikane në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE si përcaktim strategjik i shoqërisë maqedonase.