Presidenti Pendarovski në Ohër vizitoi ekipin e palombarëve të armatës të Batalionit të forcave speciale

8 Gusht 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandanti Suprem i Forcave të armatosura, Stevo Pendarovski, sot e vizitoi ekipin e palombarëve të Batalionit të forcave speciale të Armatës, që kryen trajnim në kushtet verore në Qendrën për trajnim në ujë, në Ohër.

Përfaqësuesit e ekipit e informuan Presidentin Pendarovski mbi aktivitetet e tyre aktuale, janë treguar kapacitetet dhe aftësitë e tyre, si dhe pajisja të cilën e përdorin, kurse janë demonstruar edhe disa ushtrime.

Ekipi i palombarëve në muajin korrik ka qëndruar në Athinë, Republikën e Greqisë, ku së bashku me njësinë speciale greke ka pasur trajnim për zhytje. Kështu, njësia filloi ciklin e bashkëpunimit me njësinë speciale greke, në suazat e bashkëpunimit të të dyja armatave të vendeve anëtare të NATO-s. Përveç armatës greke, një lloj i tillë bashkëpunimi është realizuar me shumë armata të vendeve anëtare të NATO-s.

Presidenti Pendarovski përfaqësuesve të ekipit të palombarëve, të cilët aftësisë e veta i kanë dëshmuar edhe në mbështetje të institucioneve civile, u dëshiroi punë të mëtejshme të suksesshme dhe shprehu pritjen që të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimi i suksesshëm me armatat partnere të Aleancës së NATO-s.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....