Presidenti Pendarovski në pres-konferencën me Presidentin polak Duda: Polonia është mbështetës i fuqishëm i integrimit tonë evropian

19 Nëntor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e mirëpriti Presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, i cili është në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në suazat e kësaj vizite, përveç takimit tet-a-tet midis Presidentit Pendarovski dhe Presidentit Duda, u mbajt takim plenar me delegacionet zyrtare të Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë, pas të cili të dy presidentët mbajtën pres-konferencë të përbashkët.

I nderuar Presidenti Duda,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

të nderuar qytetarë,

Kam nderin e madh që sot e mirëprita kolegun tim, Presidentin e Republikës së Polonisë, Andzhej Duda. Kjo vizitë zyrtare e cila realizohet pas një viti e gjysmë nga vizita e suksesshme të cilën e kisha në Varshavë, padyshim që është vërtetim për miqësinë midis dy shteteve dhe marrëdhënieve të forta maqedonase-polake.

Sot, me Presidentin Duda kishim një takim produktiv dhe bisedë kuptimplotë kushtuar shumë temave të interesit të përbashkët. Biseduam, para së gjithash, mbi marrëdhëniet bilaterale, mbi gjendjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, integrimet evropiane, si dhe mbi sfidat aktuale me të cilat ballafaqohemi me si vende aleate në Aleancën e NATO-s.

Për Presidentin dhe Qeverinë polake shpreha mirënjohjen time të veçantë për donacionin altruist prej 200.070 vaksinash Fajzer, e cila do të realizohet gjatë ditës së sotshme.

Do të dëshiroja ta shfrytëzoj këtë rast dhe të konstatoj se në disa vitet e kaluara marrëdhëniet tona janë zhvilluar nëpër një linjë të lartë në shumë fusha dhe kjo gjë sinqerisht më gëzon. Zhvillojmë një bashkëpunim të frytshëm sektorial, në bazë të respektit dhe kuptimit të ndërsjellë. Si rrjedhim, në takimin me kolegun tim polak, e shpreha përgatitjen tona për zmadhimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferat e interesit të përbashkët, para së gjithash, në ekonomi, investime, turizëm, shkencë, kulturë dhe arsim, si dhe për zmadhimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Vizita ime në Varshavë u realizua pak para fillimit të pandemisë, e cila shkaktoi pasoja enorme për ekonomitë në të dy shtetet. Prandaj, me rëndësi të veçantë është se edhe në momente kur ende jemi të angazhuar në luftën e vazhdueshme me kovid-19, flasim mbi mënyrat të cilat mund të rimëkëmbin ekonomitë tonë në periudhën postkovid. Në këtë kontekst, sot në Shkup organizuam forum maqedonas-polak të biznesit ku kompanitë dhe institucionet e të dy shteteve nëpërmjet takimeve të drejtpërdrejta do të shqyrtojnë mënyrat për bashkëpunim edhe më intensiv gjatë periudhës që është para nesh.

Për ne është lajm i përkryer që edhe përkrah pandemisë, Polonia e shikon Maqedoninë e veriut si destinacion të mundshëm për investim dhe hapjen e lidhjeve të drejtpërdrejta midis bizneseve maqedonase dhe polake. Në këtë drejtim, në suazat e forumit të biznesit do të nënshkruhet memorandum mbi mirëkuptimin midis Agjencisë për Tërheqjen e Investimeve dhe Promovimin e Eksportit të Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë për Investime dhe Eksport të Polonisë.

Me Presidentin Duda, përveç bisedave për temat politike dhe ekonomike, i përmendëm edhe lidhjet maqedonase-polake arsimore, gjuhësore dhe kulturore. Vazhdon bashkëpunimi midis sllavistëve maqedonas dhe polakë në të dy vendet, midis të tjerash, edhe në suazat e Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës Maqedonase, Letërsisë dhe Kulturës.

Të nderuar,

Një nga temat kryesore të takimit tonë ishin integrimet evropiane, përkatësisht – fillimi i negociatave tona për anëtarësim. Polonia ka qenë gjithmonë mbështetësi ynë më i fuqishëm dhe më i zëshëm dhe në këtë drejtim me Presidentin Duda kishim një diskutim produktiv. Polonia dëshmon mirëkuptim të madh mbi pozitën ku gjendemi dhe bën përpjekje të ndihmojë në tejkalimin e pengesave me të cilat ballafaqohemi dhe kjo jo vetëm në mënyrë bilaterale, por edhe nëpërmjet Grupit të Vishegradit, si dhe nëpërmjet forumeve të tjera rajonale në të cilat është anëtare.

Në këtë kontekst theksova se testim i besueshmërisë për kredibilitetin e procesit të zgjerimit është Këshilli i ardhshëm për çështje të përgjithshme i Bashkimit Evropian në dhjetor dhe mundësia që të bëjmë hap përpara në rrugën drejt BE-së. Mbështetja për zhbllokim të eurointegrimeve tona është me rëndësi të jashtëzakonshme për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit dhe është nxitje shtesë për proceset reformuese. Prandaj, gjatë bisedimeve folëm edhe për çështje të cilat kanë të bëjnë me situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe në rast i shkëmbeva me Presidentin Duda pikëpamjet tona në lidhje me sfidat rajonale dhe çështjet e hapura.

Përveç kësaj, si anëtare në NATO, shkëmbyem mendime dhe informacione mbi gjendjen aktuale në kufirin polak-bjellorus, ku Presidentit Duda ia shpreha solidaritetin tonë të tërësishëm dhe mbështetjen për tejkalimin e kësaj situate. Vërtetova se për ne si shtet janë tërësisht të papranueshme procedurat e udhëheqjes së Bjellorusisë me të cilat orkestrohet kjo  krizë humanitare. Vazhdojmë ta shqyrtojmë situatën në suazat e NATO-s dhe bëjmë thirrje për ndalim të menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve në lidhje me destabilizimin e mëtejshëm të situatës në kufijtë e aleatëve tanë Polonia, Lituania dhe Letonia.

Në fund, më lejoni edhe njëherë ta falënderoj Presidentin Duda për mbështetjen dhe vizitën në Shkup dhe i uroj qëndrim të këndshëm midis nesh.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...