Presidenti Pendarovski në Strugë mbajti fjalim në konferencën shkencore ndërkombëtare dedikuar 100 vjetorit të themelimit të Fakultetit Filozofik – Shkup

2 Shtator 2020 | Fjalimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Strugë mbajti fjalim në hapjen e konferencës shkencore ndërkombëtare “Shkenca dhe shoqëria: kontributi i shkencave humaniste dhe shoqërore”, dedikuar 100 vjetorit të themelimit të Fakultetit Filozofik në Shkup. Në vijim është fjalimi i integruar i Presidentit Pendarovski.

Të nderuar akademikë, të nderuar profesorë, të dashur kolegë,
zonja dhe zotërinj,

Kam kënaqësinë t’ju përshëndes në këtë konferencë shkencore. Pas një periudhe të mbushur vetëm me konferenca virtuale, onlajn, besoj se mezi pritëm të mblidhemi, të shihemi drejtpërdrejt, sidomos kur jemi mbledhur në një vend kaq të bukur. I falënderoj organizatorët që sot na mblodhën në Strugë të shënojmë një jubile të madh, jo vetëm të Fakultetit Filozofik, por edhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

I formuar në vitin 1920, Fakulteti Filozofik është bërthama e arsimit të lartë maqedonas. Rreth kësaj bërthame më vonë është formuar universiteti ynë më i vjetër, “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup dhe janë vendosur themelet e Bibliotekës universitare dhe kombëtare “Shën. Klimenti i Ohrit”. Me këtë fakultet lidhen edhe emrat e shkencës maqedonase – Bllazhe Koneski, Mihaill Petrushevski, Harallampie Polenakoviq, Gjorgji Shoptrajanov, Luben Llape, Jovan Trifunovski, Gjorgji Stardellov, Pavao – Vuk Pavlloviq dhe shumë të tjerë. Pothuajse nuk ka veprimtari arsimore-edukative dhe shkencore-hulumtuese në shkencat humaniste, shoqërore dhe historike ku Fakulteti Filozofik nuk ka dhënë kontributin e vet të rëndësishëm.

Si rrjedhim, me të drejtë mund të themi se Fakulteti Filozofik është ruajtësi i traditës. Nëpërmjet historisë, studimeve klasike, historisë së artit dhe arkeologjisë, ky Fakultet kujdeset për transferimin e një pjese të rëndësishme të identitetit tonë kulturor dhe historik të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme.

Nëpërmjet filozofisë, pedagogjisë, sociologjisë dhe psikologjisë, fakulteti mori pjesë edhe në krijimin e qytetarëve akademikë të përgjegjshëm dhe pjesëmarrës. Gjatë këtyre 100 viteve mijëra studentë patën mundësi të njihen me një spektër të gjerë të ideve dhe koncepteve, të marrin pjesë në debate mbi tema të rëndësishme shoqërore, duke përfshirë edhe tema mbi bashkëjetesën në kontekstin shumetnik dhe shumëfetar. Në aulat e Fakultetit Filozofik çdo gjeneratë i rifillon debatet fondamentale mbi njeriun, krijimtarinë e tij dhe mendimet e tij për jetën në bashkësi me të tjerët.

Nëpërmjet punës sociale dhe politikës, defektologjisë, studimeve gjinore dhe studimeve familjare, Fakulteti kontribuon në ndërtimin e vetëdijes për një shoqëri humane dhe solidare, mbi përparimin e familjes dhe mbi kujdesin për kategoritë e lëndueshme.

Të nderuar,

Secili që ka qenë pjesë e arsimit të lartë maqedonas është njëkohësisht edhe trashëgimtar i traditës që fillon pikërisht me Fakultetin Filozofik në Shkup. Të gjithë ne, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, jemi pasardhës intelektualë të Fakultetit Filozofik dhe prandaj, sot, ne të gjithë jemi krenarë për këtë jubile.

Përveç se është ruajtës i traditës, Fakulteti është edhe një lloj inkubatori idesh të cilat do ta formojnë të ardhmen. Fakulteti Filozofik është pjesë e hapësirës arsimore evropiane ku të rinjtë i nxitim të kërkojnë përgjigje të reja dhe kreative mbi çështjet e vjetra T’i thellojmë njohuritë, t’i zgjerojmë horizontet. Ajo që është mësuar duhet të jetë në funksion të zhvillimit të aftësisë së studentëve që të fitojnë njohuri në mënyrë të pavarur, të krijojnë dhe kështu të kontribuojnë për lumturinë personale, por edhe për të mirën e përgjithshme.

Që të vazhdojë ta përmbushë me sukses këtë rol të dyfishtë të ruajtjes së autentikes dhe hapjes drejt risisë, ekzistojnë disa parakushte për të cilat jam i bindur se njerëzit nga Fakulteti Filozofik dinë të punojnë aktivisht në zbatimin e tyre.

I pari është garantimi i lirisë njerëzore të kuptimit dhe shprehjes dhe lirisë akademike të hulumtimit. Kjo është e domosdoshme jo vetëm për qëllimet arsimore dhe shkencore-arsimore, por edhe për zhvillimin e hapësirës publike ku qytetarët do të kenë mundësi të veprojnë lirisht mbi çështjet e vështira dhe të kërkohen përgjigje të sinqerta. Hetimi i tillë sipas lartësisë është specifikë e çdo shoqërie të lirë, të drejtë dhe me prosperitet.

I dyti, është përparimi i vazhdueshëm në arsim. Arsimi cilësor është kyç për sigurimin e jetës dinjitoze të qytetarëve. Suksesi i gjeneratës sonë do të vlerësohet në bazë të faktit a do të arrijmë të sigurojmë të ardhme evropiane për të rinjtë tanë, këtu në vendin e tyre. Kurse këtë gjë do ta arrijmë vetëm nëse ndërtojmë një shoqëri të përparuar të bazuar mbi njohuritë dhe ekonominë e qëndrueshme të bazuar në teknologjitë e reja. Por, që ta arrijmë këtë gjë, njohuria dhe inovacioni i shkencave natyrore, ekonomike dhe teknike duhet të plotësohen me mençuri dhe thellësinë në mbikëqyrjen e shkencave humaniste dhe shoqërore.

Kjo na çon në parakushtin e tretë, kurse ai është kultivimi i ndërdisiplinës. Sintagma e Aristotelit se tërësia është më e madhe se pjesët përbërëse i dedikohet edhe shkencës. Sfidat më të mëdha moderne kërkojnë një qasje të tërësishme, ndërdisiplinore. Shembulli i fundit për këtë gjë është edhe pandemia aktuale e kovid-19. Kjo sfidë serioze shëndetësore ka dimensionin e vet etik, ekonomik, social, sociologjik dhe, kuptohet dimensionin e sigurisë. Në kushte të pandemisë parashtrohen pyetje për jetën dhe vdekjen, për vuajtjen dhe të keqen e tërësishme, për efektet mbi shoqërinë dhe familjen, për cilësinë e arsimit, për socializmin e të rinjve, për kujdesin ndaj të lëndueshmëve. Karakteri dhe spektri i kësaj pandemia kërkon me domosdo qasje ndërdisiplinore, kurse, Fakulteti Filozofik dhe institutet e tij mund të japin kontributin e vet shkencor në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.

Të nderuar miq,

Jam i bindur se si mbartës të identitetit arsimor maqedonas dhe hallkës së pandalshme në ambientin tonë shoqëror iluminist, Fakulteti Filozofik do të vazhdojë të japë kontributin e vet në zhvillimin e tërësishëm të shtetit tonë. Në dekadat që na ndjekim dëshiroj që Fakulteti Filozofik të vazhdojë të zhvillojë veprimtarinë e vet arsimore-shkencore dhe të mbetet një nga shembujt dhe modelet më të bukur të arsimit të lartë arsimor.
Ju uroj një konferencë të suksesshme dhe edhe shumë vjet dhe dekada ekzistencë për krenarinë tonë nacionale – Fakulteti Filozofik!

Ju faleminderit!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....