Presidenti Pendarovski në takim me Delegacionin e Grupit drejtues për zhvillim demokratik në Parlamentin suedez

22 Shkurt 2022 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti delegacionin e Grupit drejtues për zhvillim demokratik në Parlamentin e Mbretërisë së Suedisë (Riksdag), i cili është në vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në suazat e bashkëpunimit bilateral midis parlamenteve.

Në këtë takim u konstatua se Maqedonia e Veriut dhe Suedia po zhvillojnë marrëdhënie dinamike dhe miqësore dhe janë shqyrtuar çështjet lidhur me shfrytëzimin e potencialit për pasurim të bashkëpunimit të ndërsjellë në shumë sfera.

Bashkëfolësit shprehën kënaqësinë nga bashkëpunimi parlamentar, ku Presidenti Pendarovski vlerësoi se Grupit drejtues për zhvillim demokratik midis parlamenteve të të dy shteteve është i rëndësishëm, si për bashkëpunimin parlamentar ashtu edhe për bashkëpunimin bilateral.

Presidenti Pendarovski i falënderoi për mbështetjen suedeze parimore, për përkushtimin e vazhdueshëm në procesin e zgjerimit të BE-së dhe përpjekjet për tejkalim të sfidave në dosjen maqedonase. Ai rekomandoi se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme për nxitjen e përparimit dhe krijimit të rrethanave volitshme për dosjet e tjera të hapura dhe për stabilitet dhe prosperitet në të gjithë rajonit.

Presidenti shprehu falënderim dhe për mbështetjen e vazhdueshme zhvillimore nga Suedia në shkëmbimin dhe përforcimin e kapaciteteve të institucioneve në vend, sidomos në fushën e demokracisë, sundimit të së drejtës, të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, ndryshimeve klimatike, mbrojtjes së ekosistemeve dhe zhvillimit inkluziv ekonomik.

Në këtë takim u fol edhe mbi ngjarjet politike dhe të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....