Presidenti Pendarovski në tribunën “Digjitalizimi dhe arsimi”: Zbatimi i mësimdhënies nëpërmjet platformave digjitale mbetet sfidë për të gjithë

10 Shtator 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot mbajti fjalim dhe e hapi tribunën publike onlajn “Digjitalizimi dhe arsimi”.

Duke u falënderuar për mundësinë që të mbajë fjalim në këtë tribunë, fokusi i të cilës janë sfidat në lidhje me digjitalizimin në arsim dhe transformimet të cilat na presin në të ardhmen në këtë fushë, Presidenti Pendarovski theksoi se në këto procese është e nevojshme të ketë partneritet midis institucioneve shtetërore me njerëzit e mësuar, me sektorin qytetar, me qëllim që të gjenden zgjidhje që bazohen në nevojat e qytetarëve.

 

Në vijim është teksti i fjalimit të Presidentit Pendarovski.

“Ju faleminderit për mundësinë që të mbaj fjalim në këtë tribunë ku bisedohet për sfidat lidhur me digjitalizimin në arsim dhe transformimet të cilat na presin me patjetër në të ardhmen në këtë fushë.

Për fat të keq, ndonjëherë duhet të ndodhin ngjarje të jashtëzakonshme, siç është pandemia e kovid-19 që të inkurajohemi të zbatojmë punë për të cilat më parë ose kemi menduar se nuk jemi të përgatitur ose ende nuk u ka ardhur koha ose të dyja njëherësh. Në një eveniment para pak kohësh thashë se deri para pak kohe nuk e paramendonim se mund të organizonim mësim onlajn. Por nga marsi e këndej, ngjarjet na detyruan, si dhe të gjithë të tjerët në botë t’i zbulojmë të gjitha opsionet e reja të cilat i ofron digjitalizimi dhe deshëm ose jo, migruam onlajn, kështu që mënyra digjitale e punës, jo vetëm në arsim, na u bë përditshmëri.

Është e pakontestueshme se zbatimi i mësimdhënies nëpërmjet platformave digjitale mbetet sfidë, sidomos për një shtet me resurse të vogla, siç jemi ne, dhe për ata të cilët e zbatojnë mësimdhënien, por edhe për nxënësit dhe për studentët, për prindërit, për secilin prej nesh. Kohët e fundit jemi dëshmitarë të debateve intensive në lidhje me digjitalizimin e arsimit dhe duke pasur parasysh se jemi në procesin e transformimit, unë mendoj se fjala e vërtetë është tranzicion nga metodat tradicionale drejt metodave të reja në mësimdhënie dhe si rrjedhim, kuptohet, se kemi një hapësirë të madhe për përmirësimin tonë.

Në përgjithësi, digjitalizimi në arsim hap mundësi të jashtëzakonshme për lehtësim të arsimit për të gjithë qytetarët dhe përvojat tona të deritanishme në këtë plan duhet të shfrytëzohen edhe pas përfundimit të krizës me kovid-19. Është krejtësisht e qartë se dera për të hyrë në arsimin digjital do të mbetet e hapur edhe mandej dhe duhet që tani të mendojmë për modelet dhe zgjidhjet më të mirat. Mandej, ekzistimi i resurseve digjitale të cilat do të jenë në dispozicion të çdo fëmije, në çdo kohë, do të na ndihmojnë edhe në krijimin e atij që quhet arsim inkluziv.

Qasja për të gjithë në arsim dhe tejkalimi i barrierave fizike, sipas meje, është një benefit i jashtëzakonshëm për çdo individ dhe për shoqërinë në përgjithësi. Prandaj duhet të jemi të përgatitur për të investuar në teknologjitë informatike dhe t’i zhvillojmë mjetet digjitale, por para së gjithash dhe mbi të gjitha, duke folur në përgjithësi, të punojmë në shkrim-leximin digjital.

Është e pakontestueshme se digjitalizimi i sferave të ndryshme të jetës zhvillohej edhe më parë, diku me intensitet më të vogël, diku me intensitet, efekt dhe sukses më të madh, por situata e tanishme na mundëson zgjerim radikal të tij.

Nuk e di ndoshta sepse i përkas gjeneratës më të vjetër, por, unë mendoj se e ardhmja e arsimit nuk do të jetë vetëm digjitale. Procesi i arsimit ka edhe dimension social dhe më duket se në natyrën e njeriut është nevoja për të mësuar edhe nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë. Kuptohet, nuk e kontestoj faktin se digjitalizimi në arsim do të hapë perspektiva dhe mundësi të reja dhe nëpërmjet kësaj, parakushte për përparim të të gjithë shoqërisë.

Me këtë rast do të desha t’i përshëndes aktivitetet dhe shoqatat e qytetarëve, të shkencëtarëve, të profesorëve, të informaticienëve dhe të gjithë të tjerëve të cilët bënë shumë për të zmadhuar opsionet për mësim digjital.

Në këto procese, unë mendoj se nevojitet të ketë partneritet midis institucioneve shtetërore me njerëzit e mësuar, me sektorin qytetar, me qëllim që të gjenden zgjidhje që bazohen në nevojat e qytetarëve.  Krijimi i politikave, jo vetëm në këtë segment, duhet të jetë një proces në të dy drejtimet, ku shteti do të ketë komunikim të përhershëm me ekspertët dhe njerëzit që posedojnë përvojë praktike.

I përshëndes përpjekjet e të gjithë faktorëve në vend të cilët e nxitin transformimin digjital të arsimit maqedonas dhe përparimin e tij. Besoj se të gjithë faktorët relevantë të cilët mund të kontribuojnë do t’i drejtojnë të gjitha përpjekjet e veta në tejkalimin e sfidës së quajtur digjitalizim i arsimit. Kjo do të jetë dhe gjithsesi është një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë profesionistët, për të gjithë kreativët që të vazhdojnë t’i zhvillojnë mjetet dhe përmbajtjet digjitale duke kontribuuar kështu për digjitalizimin jo vetëm në arsim por edhe në të gjitha sferat e tjera të jetës”.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....