Presidenti Pendarovski në vizitë në Kavadar në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”

8 Qershor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi Komunën e Kavadarit në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”.

Në SHMK Gjimnazin “Dobri Daskallov” nga Kavadari, Presidenti Pendarovski ndoqi një eveniment të orkestrës së shkollës që e ka fituar vendin e parë në garën e koreve, orkestrave dhe bendeve të shkollave të mesme, të mbajtur para pak kohësh në Vallandovë. Presidenti i përgëzoi anëtarët e orkestrës për këtë mirënjohje të lartë, duke shprehur bindjen se motivimi i tyre i lartë dhe potenciali i fuqishëm muzikor do t’i çojë padyshim drejt sukseseve të rëndësishme në të ardhmen.

Gjatë vizitës në gjimnazin e Kavadarit Presidenti u takua edhe me Majkll Georgievskin, nxënës me çmime dhe mirënjohje të shumta nga fusha e shkencave të natyrës dhe shkencave matematikore, me Bllazhe Ignatovskin, nxënësin avokat i popullit, i cili së bashku me zëvendësit e tij Danka Stojkovën dhe Filip Popovin kujdesen për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të nxënësve në suazat e procesit mësimor. Në takim ishte theksuar edhe rëndësia e funksionit të tyre në vërejtjen në kohë të parregullsive eventuale në marrëdhëniet interne midis bashkënxënësve, si forma të caktuara të diskriminimit, gjuhës së urrejtjes apo dhunës së moshatarëve.

Gjatë qëndrimit në Kavadar, Presidenti Pendarovski e vizitoi edhe “351 Studio” një nga brendet e kompanisë maqedonase “Skaj Aj Entertejment” e cila prej pothuajse një dekade ka përpunuar mbi 3800 video zgjidhje unike, duke bashkëpunuar me emra të mëdhenj të shquar muzikorë botërore dhe me shtëpitë më të mëdha të botimit si Uorner Mjuzik, Univerzal Mjuzik dhe Soni Mjuzik. Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë që kreativiteti i këtyre të rinjve u njoh dhe u vlerësua në suazat botërore, duke pasur sidomos parasysh konkurrencën e fuqishme dhe zhvillimin dinamik të kësaj industrie.

Në vendin Moklishte, në prag të shënimit të 80-vjetorit të masakrës në Vatasha, Presidenti Pendarovski bëri homazh duke vendosur lule të freskëta para përmendores së 12 të rinjve të cilët janë vrarë më 16 qershor 1943 nga okupatori fashist bullgar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....