Presidenti Pendarovski në vizitë në Komunën e Demir Hisarit në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”

12 Maj 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski dje e vizitoi Komunën e Demir Hisarit në suazat e Projektit “Ballë për ballë me Presidentin”.

Gjatë vizitës, Presidenti Pendarovski në fshatin Slloeshtica e vizitoi dhomën përkujtimore të shkrimtarit të madh maqedonas Petre M. Andreevski, të vendosur në ish-shtëpinë e kulturës, e cila u rikonstruktua dhe do të rritet në Qendër të re multifunksionale. Presidenti Pendarovski u njoh me punët aktuale në këtë objekt, si dhe me planet në dhomën përkujtimore, përveç veprave të shkrimtarit Andreevski, të vendosen edhe gjërat e tij personale të cilat i dhuroi familja e tij.

Në fshatin Slepçe, Presidenti Pendarovski e vizitoi manastirin e Shën. Jovan Pagëzorit, ku u njoh me historinë e manastirit, i cili midis të tjerash, ka qenë një mjedis i rëndësishëm kishtar dhe manastiresh në Kryepeshkopatën e Ohrit, kurse nëpër historinë e tij të pasur ka formuar edhe një bibliotekë të pasur me dorëshkrime dhe libra të vyer për përdorim në shërbimin kishtar. Sot, manastiri e vazhdon veprimtarinë botuese dhe krijimtarinë e himnografisë së re, kurse e ka rinovuar edhe shkollën e gdhendjes në dru me shprehje autentike stilistike. Murgjëria merret edhe me blegtori, bletari dhe bujqësi.

Presidenti Pendarovski, në fshatin Babino, e vizitoi bibliotekën “Al-Bi” në pronësi private të Stevo Stepanoskit. Biblioteka është rezultat i traditës 140-vjeçare familjare në koleksionim. Libri më i vjetër është Fjalori në gjuhën arabe i vitit 1307. Në bibliotekë ja mbi 20.000 tituj dhe numëron 3.000 lexues shumica e të cilëve janë akademikë të shquar, kurse ka edhe anëtarë nga jashtë. Në përbërjen e bibliotekës ka edhe etnomuzeum dhe amfiteatër në hapësirë të hapur.

Në fshatin Slepçe, Presidenti Pendarovski e vizitoi shtëpinë e Goce Trajçevskit, që është një vend i pashmangshëm për vizitë nga turistë nga vendi dhe jashtë. Ai jep edhe kontribut personal për rregullimin infrastrukturor të të gjithë fshatit.

Nëpërmjet projektit “Ballë për ballë me Presidentin” realizohen takime joformale me qytetarët të cilët kontribuojnë në mënyra të ndryshme në bashkësinë lokale dhe mbi shoqërinë në tërësi. Qëllimi i projektit është që individët e tillë të bëhen më të dukshëm, duke e theksuar mundin e tyre dhe kontributin vetëmohues në punë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...