Presidenti Pendarovski në vizitë në Shtip dhe Sveti Nikole në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”

21 Shkurt 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i vizitoi komunat Shtip dhe Sveti Nikole në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”.

Në Shtip, Presidenti Pendarovski u takua me Martin Alexovin, pronarin e kompanisë MOONLEX për prodhimin e maskave mbrojtëse respiratore me fokus në FFP2 dhe FFP3, të cilat përveç se ballafaqohen me viruset, gjejnë përdoren edhe në luftën kundër ndotjes dhe në industri.

Në takim, Presidenti Pendarovski u informua për themelimin e kompanisë, në vitin 2021, si përgjigje ndaj nevojës për prodhimin e maskave të certifikuara për mbrojtje nga pandemia kovid 19, në përputhje me standardet evropiane.

Gjatë vizitës në këtë kompani kryesisht të orientuar për eksport, Presidenti Pendarovski u njoh me proceset e automatizuara dhe klimatikisht neutrale të prodhimit, me strategjitë aktuale zhvillimore dhe planet e ardhshme të biznesit.

Në Shtëpinë e kulturës “Kërste Petkov Misirkov” – Sveti Nikole, Presidenti Pendarovski realizoi takim me maestron Kiril Trajkovskin, pedagog, dirigjent dhe kompozitor i suksesshëm, autor i ciklit “Nën qiellin lindor” – 10 suita për orkestrën e mandolinës dhe himnin e qytetit.

Me maestron Trajkovskin biseduan mbi angazhimin e tij mbi 5 dekadë në themelimin e një sërë ansamblesh dhe orkestrash harqesh dhe vokale, të cilat kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në afirmimin e kulturës dhe artit muzikor maqedonas.

Presidenti Pendarovski pati mundësinë të përcjellë performancën e Orkestrës së mandolinës së qytetit “Sveti Nikolla” e cila interpretoi kompozime – muzikë filmi evergrin – “Love story” dhe “Monja” të aranzhuara nga maestro Trajkovski.

Në Sveti Nikole, Presidenti Pendarovski e vizitoi SHTHK “Kiril e Metodij” dhe mori pjesë në mësimin shkollor të mbajtur nga mësuesi klasor Ile Mihajlovski, karriera gati pre, 3 dekadash e të cilit karakterizohet me aktivitete humanitare dhe kontribut të rëndësishëm në përfshirjen e nxënësve me zhvillim atipik.

Me Mihajlovskin, Presidenti bisedoi mbi rëndësinë e qasjes së përkushtuar dhe të përgjegjshme në procesin arsimor, si obligim ligjor, por edhe fisnik për të mundësuar zhvillimin e potencialit të të gjithë nxënësve. Në këtë drejtim u theksua domosdoshmëria e sensibilizimit të shoqërisë për nevojat e nxënësve me proces të ndryshëm zhvillimor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....