Presidenti Pendarovski në vizitë në Shtip: Qytetarët të vaksinohen në numër sa më të madh

6 Prill 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot ishte në Komunën e Shtipit ku e vizitoi pikën e vaksinimit dhe Spitalin modular për pacientët me kovid.

Në pikën e vaksinimit në hapësirat e Shtëpisë së shëndetit “PançeKaragjozov”, Presidenti Pendarovski u informua mbi vijimin e procesit të vaksinimit, i cili momentalisht kryhet për personat mbi 77 vjet, në përputhje me strategjinë shtetërore të vaksinimit.

Presidenti Pendarovski u njoh me kushtet në këtë pikë vaksinimi që ka 4 vende për vaksinim ku imunizohen nga 40 qytetarë në ditë, kurse është paraparë në këtë fazë të vaksinohen 400 persona me vaksinën AstraZeneka. Në procesin e vaksinimit të qytetarëve në këtë pikë  të vaksinimit ndihmojnë vullnetarët e Kryqit të Kuq nga Shtipi.

Presidenti Pendarovski rekomandoi se të gjithë ne duhet të tregojmë përgjegjësi dhe vetëdije të lartë që të mbrojmë vetveten, më të afërmit dhe grupet e lëndueshme.

“Ajo që e kërkuam dhe filloi dje duhet të vazhdojë vazhdimisht. U bëj thirrje qytetarëve të vaksinohen në një numër sa më të madh, të mos kenë frikë, të mos u besojnë lajmeve të rreme, të mos u besojnë shpifjeve të ndryshme. Si edhe kudo në botë, imunizimi enorm është mënyra e vetme që të ballafaqohemi me virusin korona dhe ta tejkalojmë pandeminë e kovid-19”, rekomandoi Presidenti Pendarovski.

Gjatë vizitës, Presidenti Pendarovski e vizitoi spitalin modular për pacientët me kovid në Shtip dhe realizoi takim me drejtorin e Spitalit klinik në Shtip, i cili ka kapacitet prej 100 shtretërish dhe 47 shtretër në spitalin modular, kurse personeli shëndetësor numëron rreth 200 persona. Presidenti u informua mbi gjendjen momentale me të sëmurët në këtë komunë, si dhe për kujdesin dhe u dha mirënjohje për sakrificën dhe profesionalizmin.

Presidenti Pendarovski realizoi takim me autoritetet e Shtabit komunal të krizës për mbrojtje dhe shpëtim në Komunën e Shtipit ku biseduan mbi masat për parandalim dhe mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...