Presidenti Pendarovski në vizitë pune në Agjencinë e Zbulimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

29 Mars 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi vizitë pune në Agjencinë e Zbulimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Presidenti u informua mbi aktivitetet aktuale në Agjencinë e Zbulimit, si dhe për bashkëpunimin e tyre ndërkombëtar me agjencitë dhe shërbimet partnere në sistemet ndërkombëtare të sigurisë dhe të Aleancës së NATO-s.

Gjatë vizitës, Presidenti Pendarovski u njoh me zbatimin e akteve të reja nënligjore të cilat dalin nga Ligji për Agjencinë e Zbulimit, me proceset e parashikuara operative-kundërzbuluese në kompetencën e tyre, si dhe me bashkëpunimin ndërinstitucional që realizohet me institucionet me veprimtari të ngjashme në shtet.

Në suazat e vizitës në Agjenci, Presidenti është informuar edhe mbi çështjet lidhur me gjendjen e sigurisë në rajon, ngjarjet aktuale në Evropë dhe më gjerë, në zonën euroatlantike.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....