Presidenti Pendarovski në vizitë zyrtare në Malin e Zi

11 Prill 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, nesër dhe pasnesër – 12 dhe 13 prill 2022, të martë dhe të mërkurë, do të jetë në vizitë zyrtare dyditore në Malin e Zi.

Në Podgoricë, nesër, më 12 prill 2022, Presidenti Pendarovski me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake do të mirëpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, pas kësaj do të ketë takim tet-a-tet midis dy presidentëve, mbledhje plenare midis delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi dhe konferencë të përbashkët për shtyp të të dy presidentëve.

Në suazat e kësaj vizite, Presidenti Pendarovski do të takohet me Zdravko Krivokapiq, kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Malit të zi dhe me Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe mandatar për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi.

Të mërkurë, më 13 prill 2022 në bar do të mbahet ceremoni solemne në të cilën Presidenti Pendarovski do t’ia dorëzojë pllakën përkujtimore të Vlladimirit dhe Kosarës Presidentit malazez Gjukanoviq, në shenjë të miqësisë së fortë dhe lidhjes kulturore-historike midis Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....