Presidenti Pendarovski në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës

14 Dhjetor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, nesër, më 15 dhjetor 2021, do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Në Prishtinë, Presidenti Pendarovski do të pritet me nderime shtetërore dhe ushtarake nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, më pas do të kenë takim tet-a-tet midis Presidentit Pendarovski dhe Presidentes Osmani-Kadriu dhe takim plenar midis delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Presidenti Pendarovski do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, dhe me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në suazat e vizitës, Presidenti Pendarovski në Pejë do ta vizitojë Komandën rajonale të KFOR-perëndim dhe përfaqësuesit e kontingjentit maqedonas në përbërje të KFOR-it.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...