Presidenti Pendarovski nikoqir i ekspozitës “Laboratori i të kaluarës për të ardhmen: Rrëfime për Shkollën verore të arkitekturës në manastirin Shën. Joakimi i Osogovisë 1992-2017”

15 Dhjetor 2023 | Fjalimet, Kumtesat

Në Kabinetin e Presidentit sot në mënyrë solemne u hap ekspozita “Laboratori i të kaluarës për të ardhmen: Rrëfime për Shkollën verore të arkitekturës në manastirin Shën. Joakimi i Osogovisë 1992-2017” me të cilën shteti ynë u prezantua në Ekspozitën e 18-të ndërkombëtare të arkitekturës në Venecia – Bienalja e Venecias 2023.

“Njohësit e dinë se pjesëmarrja në Bienalen e Arkitekturës së Venecias nënkupton angazhim serioz autorial dhe të organizuar. Ne nuk jemi një vend i madh, i fuqishëm dhe i pasur, por pa dyshim kemi traditë, kulturë, art dhe arkitekturë në nivelin më të lartë. Kemi krijues dhe autorë që kanë se çfarë t’i thonë dhe t’i tregojnë botës. Dhe të gjithë këtë duhet ta kultivojmë dhe ta mbështesim. Është obligim moral i secilit prej nesh brenda mundësive tona, si dhe obligim ligjor i çdo institucioni, në përputhje me kompetencat e veta, që të punojë në afirmimin e arkitekturës maqedonase dhe autorëve maqedonas”, theksoi Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij si nikoqir i ekspozitës.

Mbartës i projektit, i cili me mbështetje nga Ministria e Kulturës është prezantuar në Bienalen e Arkitekturës së Venecias, është Iva Petrunova nga shoqata “Qytet i bukur”.

Në hapjen solemne fjalime kishin drejtoresha e Galerisë Nacionale, Dita Starova Qerimi, si komisar i projektit, Minas Bakallçev, një nga autorët dhe Marija Petrova, një nga kuratoret.

Kuratorët e tjerë të ekspozitës janë Aleksandar Petanovski, Dimitar Kërsteski, Darko Draganovski dhe Goran Petrov, kurse ekspozues të tjerë në ekspozitë janë Mitko Haxhi-Pulja, Aleksandar Radevski, Sasha Tasiq dhe Dimitar Papasterevski.

Të nderuar autorë,

Të nderuar të ftuar,

Zonja dhe zotërinj,

Është nder i veçantë që vetëm 6 muaj pas ekspozimit në Venecia, në suazat e Ekspozitën e 18-të ndërkombëtare të arkitekturës Laboratori i të kaluarës për të ardhmen: Rrëfime për Shkollën verore të arkitekturës në manastirin Shën. Joakimi i Osogovisë 1992-2017”, në hapësirat tona ia prezantojmë edhe publikut tonë.

Si dhe me çdo nga seritë e ngjarjeve kulturore dhe artistike në 4 vitet e gjysmë e gjysmë që janë zhvilluar në këtë hapësirë, edhe tani, besoj se me këtë kontribuojmë në promovimin dhe afirmimin shtesë të autorëve dhe artistëve krijues maqedonas, të cilët e meritojnë atë.

Me prezantimin e përfaqësuesve të sivjetshëm kombëtarë maqedonas në Ekspozitën e 18-të ndërkombëtare të arkitekturës në Venecia, besoj se po e përcjellim këtë vit në mënyrën më të përshtatshme, duke parë me optimizëm dhe besim më të madh drejt vitit të ri 2024.

Domethënë në korrelacion me titullin e ekspozitës, nga e kaluara për të ardhmen, le të jetë kjo pasuri, kjo bukuri investimi ynë për një kohë, e cila, le të shpresojmë se do të jetë më e lumtur se e sotshmja. Pikërisht arkitektura ka përmbajtje, peshë dhe kuptim që zgjat nëpër shekuj. Ose, siç thotë një nga arkitektët më të famshëm të kohës sonë, Frank Geri, “Arkitektura duhet të përshkruajë kohën dhe vendin, por duhet të synojë edhe  pandryshueshmërinë”.

Të nderuar,

Njohësit e dinë se pjesëmarrja në Bienalen e Arkitekturës së Venecias nënkupton angazhim serioz autorial dhe të organizuar. Këtë vit jemi prezantuar në nivel të lartë dhe do të dëshiroja t’i falënderoj autorët, Ministrinë e Kulturës, komisarin e ekspozitës, kuratorët dhe të gjithë ata të cilët në çfarëdo mënyre kanë qenë të përfshirë në krijimin dhe vendosjen e ekspozitës.

Ne nuk jemi një vend i madh, i fuqishëm dhe i pasur, por pa dyshim kemi traditë, kulturë, art dhe arkitekturë në nivelin më të lartë. Kemi krijues dhe autorë që kanë se çfarë t’i thonë dhe t’i tregojnë botës. Dhe të gjithë këtë duhet ta kultivojmë dhe ta mbështesim. Është obligim moral i secilit prej nesh brenda mundësive tona, si dhe obligim ligjor i çdo institucioni, në përputhje me kompetencat e veta, që të punojë në afirmimin e arkitekturës maqedonase dhe autorëve maqedonas

Këtu do ta përfundoja fjalimin tim dhe do t’ju ftoja ta shikoni ekspozitën.

Ju faleminderit.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

Pendarovski: VMRO-DPMNE nuk ka ofertë thelbësore për qytetarët

VMRO-DPMNE në mungesë të ideve dhe të ofertës thelbësore për qytetarët vazhdon të përdorë zhargonin rrugor dhe frazat e konsumuara, duke u përpjekur që ta diskreditojë Presidentin Pendarovski dhe reputacionin e tij. Me komunikimin e tillë politik VMRO-DPMNE-ja nuk do...

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Kabinet i hapur me fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare nga Shkupi “Dimitar Makedonski”, “Kiro Gligorov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”

Në suazat e aktivitetit “Kabinet i hapur”, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan fëmijët e Kopshtit të fëmijëve “8 Prilli” nga Shuto Orizari, dhe nxënësit e shkollave nëntëvjeçare “Dimitar Makedonski” nga Aerodromi, “Kiro Gligorov” nga Qendra dhe “Kuzman Josifovski...