Presidenti Pendarovski nikoqir i Presidentit polak Andzhej Duda

18 Nëntor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, më 18 dhe 19 nëntor 2021, do të jetë nikoqir i Presidentit të Republikës së Polonisë, Andzhej Duda, i cili do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Duda, do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Është paraparë që të dy presidentët të mbajnë takim tet-a-tet, mandej do të ketë takim plenar të të dy delegacioneve.

Në suazat e vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së veriut, Presidenti Duda do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin dhe me Kryeministrin e Qeverisë Zoran Zaev.

  • Agjenda e aktiviteteve – e premte, 19 nëntor 2021

–         ora 10:30 – Ceremonia zyrtare e pritjes me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e Andzhej Dudës në sheshin para Kabinetit të Presidentit

–         ora 10:50 – Takimi tet-atet i Presidentit Stevo Pendarovski me Presidentin Andzhej Duda

–         ora 11:10 – Takimi plenar i delegacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Polonisë

–         ora 12:10 – Pres-konferenca e përbashkët e Presidentit Stevo Pendarovski dhe Presidentit Andzhej Duda, në sallën Mozaik në Kabinetin e Presidentit.

I ftojmë ekipet e gazetarëve në Kabinetin e Presidentit në orën 9:40.

SHËNIM: Ceremoni zyrtare e pritjes, takimi plenar dhe pres-konferenca e përbashkët janë të hapura për të gjitha mediat.

Për shkak të masave për mbrojtje nga kovid-19, inserte të takimit tet-a-tet do të shpërndahen nga Sektori i marrëdhënieve me publikun i Kabinetit të Presidentit.

–         ora 12:50 – Vendosja e kurorave në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën. Spas” nga Presidenti Andzhej Duda dhe Presidenti Stevo Pendarovski.

I ftojmë kameramanët dhe fotoreporterët në kishën “Shën. Spas” në orën 12.30

–         ora 13:15 – Fjalimi i Presidnetit Andzhej Duda dhe i Presidentit Stevo Pendarovski në hapjen e forumit afarist polak-maqedonas, në hotel “Meriot”

Ftojmë ekipet e mediave në hotel “Meriot” në orën 12.30

Shënim: Fotografi dhe videomateriale nga aktivitetet e të dy presidentëve do të shpërndahen nga Kabineti i Presidentit.

Për të gjitha pyetjet dhe informacionet shtesë, përfaqësuesit e mediave mund të drejtohen në këto kontakte:

Biljana Radeva +389 76 45 55 45 [email protected] 

Katerina Canevska +389 76 45 55 46 [email protected] 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...