Presidenti Pendarovski organizoi pritje për nder të Jordan Plevnesh, fitues i çmimit të madh “Erve Delien”

21 Shkurt 2022 | Kumtesat

Sot në Kabinetin e Presidentit është organizuar pritje për nder të shkrimtarit maqedonas dhe ish-ambasadorit në Francë, Jordan Plevnesh, fitues i çmimit të madh “Herve Delien” për vitin 2021.

Presidenti Pendarovski, si nikoqir i pritjes, në fjalën e tij e theksoi rëndësinë e këtij çmimi të madh në duart e shkrimtarit maqedonas, të cilin Akademia Franceze ia dha Plevneshit për afirmimin e veprës së tij krijuese në Francë dhe në hapësirën frankofone.

Presidenti Pendarovski deklaroi: “Në vitin në të cilin Franca shënon 400 vjetorin e lindjes së të madhit Molier, në mesin tonë është një njeri që me veprën dhe shpirtin e tij vazhdimisht dhe kudo lavdëron edhe “gjuhën e Molierit”, e mban të gjallë Frankofoninë në këto hapësira dhe e promovon lidhjen e pathyeshme midis Ballkanit dhe Evropës. Arsyeja e këtij takimi është pasqyrimi më i mirë i asaj që duam të kultivojmë, gjithmonë dhe kudo midis nesh, ndërsa atë që Plevnesh vazhdimisht e thekson është: njerëzimi, si një vlerë bazë mbi të cilën krijohen si thesar, vlerat kulturore dhe të gjitha dallimet e tjera do të identifikohen si pasuri për të cilën ia vlen të krijohet dhe të jetohet. Falënderoj Akademinë Franceze për njohjen e mesazhit universal në veprën e Jordan Plevneshit tonë.”

Në pritjen solemne folën edhe ambasadori i Republikës së Francës, Siril Bomgartner, si dhe laureati i çmimit, Jordan Plevnesh.

Ambasadori Bomgartner tha: “Jam veçanërisht i kënaqur që jam sot këtu me ju, në këtë ceremoni solemne, pasi që dëshirojmë T’ju bëjmë homazhe, i nderuar zoti Plevnesh, për arritjet dhe meritat tuaja. Jeni fitues i çmimit të madh të Frankofonisë “Herve Delien” që e jep Akademia Franceze. I gëzohemi këtij nderi të madh nëpërmjet miqësisë që e kultivojmë, ndërsa çmimi është edhe më i merituar sepse ju padyshim jeni shkrimtari më i shquar frankofon nga Maqedonia e Veriut. Puna juaj dhe vepra juaj janë në shërbim të Frankofonisë në vend, të cilën edhe ne, me mbështetjen e Institutit Francez, e zbatojmë për ruajtjen, forcimin dhe avancimin e mësimit të gjuhës frënge.”

Laureati Jordan Plevnesh, i cili vitin e kaluar e mori çmimin prestigjioz në ceremoninë nën “Kupolën e të Pavdekshmëve” në Akademinë Franceze, gjatë pranimit të sotëm e falënderoi Presidentin Pendarovski për letrën e dërguar prej tij gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve në Paris dhe tha:

“Ju faleminderit nga zemra President, që në çastin e ndarjes së çmimit tim, më dërguat një letër, fjalët e së cilës jehuan në mesin e të ftuarve të shumtë në Paris. Për më shumë se 130 vjet, inteligjenca frankofone maqedonase në skenën evropiane ka afirmuar idenë e popullit maqedonas si pjesë e bashkësisë evropiane të kombeve, ndoshta e frymëzuar nga thirrja e Viktor Hugos për Shtetet e Bashkuara të Evropës.”

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....