Presidenti Pendarovski pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Gjendja në vend dhe në rajon është stabile

23 Shtator 2020 | Kumtesat

Sot në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt Mbledhja e 8 e Këshillit të Sigurimit.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të Presidentit Stevo Pendarovski, morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erol Musliu, drejtori i Agjencisë së Sigurimit Nacional, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë Teknike Operative, Zoran Angellovski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski.

Në këtë mbledhje të Këshillit u bisedua mbi gjendjen politike dhe të sigurimit në vend pas anëtarësimit në NATO.

Në vijim është fjalimi i integruar i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Të nderuar,

Sot e mbajtëm mbledhjen e 8 të Këshillit të Sigurimit, përndryshe mbledhja e parë pas formimit të Qeverisë së re.

Edhe vetë e patë në fillim – të pranishëm ishin anëtarët e përhershëm të Këshillit: përveç meje, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Qeverisë, të pranishëm ishin edhe ministri i mbrojtjes, ministrat e punëve të jashtë dhe të punëve të brendshme dhe anëtarët e KS-së, profesorët Trajan Gocevski, Veton Latifi dhe Nenad Markoviq.

Me ftesën time duke pasur parasysh rendin ditor, morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Zbulimit, drejtori i Agjencisë së Sigurimit Nacional, drejtori i Agjencisë Teknike-Operative dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Armatës.

Pika kryesore e rendit të ditës, por jo edhe e vetmja, në mbledhjen e 8-të të Këshillit ishte gjendja politike dhe e sigurimit edhe në vend edhe në rajon. Kjo është njëkohësisht edhe mbledhja e parë e Këshillit të Sigurimit ku u diskutua mbi këtë temë pasi u bëmë anëtarë të NATO-s në mars të këtij viti.

Përfaqësuesit e shërbimeve dhe ministrive kompetente referuan mbi dinamikën e sigurimit të brendshëm dhe të rrethit tonë. Këshilli konkluoi se gjendja në vend dhe në rajon është stabile dhe se nuk ka indikacione se mund të rrezikohet në ndonjë mënyrë integriteti dhe sovraniteti ynë territorial. Institucionet kompetente i ndjekin vazhdimisht të gjitha situatat të cilat mund të rrethen potencialisht në problem më serioz  të sigurimit duke përfshirë këtu edhe valën eventuale të re të refugjatëve, përkatësisht krizën e migrantëve.

Megjithatë, kriza më e madhe me të cilën po ballafaqohemi edhe sot është pandemia kovid-19, kuptohet jo vetëm te ne, por edhe në botë, domethënë në nivel global. Pandemia ka hyrë në të gjithë sektorët, shëndetësorin, ekonomikun, socialen, nënkuptohet të sigurimit. Për herë të parë në vend, në periudhën e kaluar kemi shpallur gjendje të jashtëzakonshme, kurse përfaqësuesit e policisë dhe të Armatës, patën angazhim dhe detyra shtesë krejtësisht të ndryshme dhe në pjesën më të madhe kanë punuar në mbështetje të strukturave civile në ballafaqimin me krizën e shkaktuar nga virusi korona.

Pandemi mbetet sfida më e rëndësishme për shoqërinë tonë dhe në muajt në vijim, me ndikim edhe mbi ekonominë edhe mbi shëndetësinë, por nuk presim, sipas vlerësimeve të bëra dhe të prezantuara sot, se do të ketë zhvillim i cili do të ndikonte mbi sigurinë e përgjithshme në vend.

Shërbimet e sigurimit, kuptohet, se do të vazhdojnë t’i ndjekin edhe t’i analizojnë mandej trendet dhe në vend dhe në rajon – ajo që mund të ndikojë  edhe mbi ne, të gjitha kërcënimet mbi sigurinë dhe rreziqet potenciale për sigurinë nacionale dhe për këtë gjë do të vazhdojnë ta informojnë kreun e shtetit dhe Këshillin e Sigurimit. Në këtë kuptim është e rëndësishme të thuhet se edhe Këshilli i ri i vendosur për koordinim të shërbimeve është funksional, ka dinamikën e vet të rregullt të takimeve dhe aktiviteteve.

Pika e dytë e rendit të ditës, për të cilën diskutuam, ishte mbi implikimet e sigurimit në lidhje me vendosjen e teknologjisë 5G te ne. Tani, si anëtarë të NATO-s, jemi të obliguar t’i ndjekim rreptësisht të gjitha protokollet e sigurimit të Aleancës, si në raport me begraundin e sigurimit të personave, të njerëzve që punojnë në vende të ndjeshme në aparatin shtetëror gjithashtu edhe në raport me vendosjen e teknologjive digjitale dhe korporatave si mbartës të tyre, të cilat kanë qëllime dhe vlera të cilat nuk përputhen me qëllimet dhe vlerat e Aleancës perëndimore. Në atë kuptim është konkluduar se në këtë fushë, Qeveria dhe institucionet e tjera kompetente duhet t’i zbatojnë rregullat dhe rekomandimet e organizatës ku jemi tashmë anëtare, kuptohet, me të gjitha të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga anëtarësimi. Konkretisht për pikën e dytë t’ju përcjell se është konkluduar që Ministria e Punëve të Jashtme të fillojë me përgatitjen e një memorandumi të mirëkuptimit, i ngjashëm nga përmbajtja, forma me atë që është nënshkruar tashmë nga disa shtete në rrethin tonë edhe më larg në Evropë – anëtare të Aleancës, me të cilin do të vendosen saktësisht obligimet tonë në raport me strukturën pronësore të kompanive, mbështetjen eventuale nga shteti që e kanë ato – sa janë ato, nga ky aspekt, kompatibile me gjërat që i përmenda para pak kohe, sepse kuptohet që duhet t’i ndjekim me patjetër rekomandimet e organizatës ku dëshironim të hymë kaq gjatë dhe më në fund e arritëm këtë gjë më 27 mars të këtij viti.

Ju faleminderit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....