Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e “Prespa Forumi për Dialog”, sot në Ohër pati takim bilateral me zëvendësndihmëse sekretaren për çështje politike dhe paqësore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Rozmari di Karlo, ku u riafirmua përkushtimi i fuqishëm dhe kontributi i Maqedonisë së Veriut në multilateralizëm.
Presidenti Pendarovski shprehu mbështetje për vizionin për bashkëpunim global dhe multilateralizëm efektiv të vendosur në raportin e Sekretarit të përgjithshëm Guteresh “Agjenda jonë e përbashkët”, duke u dakorduar me bashkëfolësen se është i domosdoshëm bashkimi dhe bashkëpunimi i ngushtë midis shteteve që të arrihet qëllimi në drejtim të sigurimit të përparimit të paqes, të dinjitetit, barazisë. Kjo është sidomos relevante në kontekstin aktual të agresionit ushtarak nga Federata Ruse mbi Ukrainën. Ai e theksoi gatishmërinë e vendit për mbështetjen e proceseve reformuese të iniciuara pikërisht nga Sekretari i përgjithshëm i OKB-së në kontekstin e parandalimit të konflikteve, në kontekstin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe reformave për përparim.
Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për fokusin që OKB-ja ua kushton vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe e përshëndeti projektin aktual rajonal për të rinjtë me mbështetje nga OKB-ja, kurse me qëllim që të përforcohet kohezioni social dhe bashkëpunimi rajonal në kontekst të integrimeve në BE në vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidenti theksoi se angazhimi i vazhdueshëm i OKB-së në Maqedoninë e Veriut kontribuon në përforcimin e kapacitetit të vendit në sektorët kryesorë dhe në realizimin e agjendës reformuese në kontekstin e procesit integrues të BE-së.
Zëvendësndihmëse sekretarja për çështje politike e OKB-së, Rozmari di Karlo shprehu falënderim për mundësinë që të jetë “Prespa Forumi për dialog” me mbështetje të Presidentit Pendarovski. Ajo e theksoi pranimin e përkohshëm të qytetarëve afganë në vend gjatë tërheqjes së përfaqësuesve ndërkombëtarë nga Afganistani, duke e vlerësuar si gjest veçanërisht human i cili vlerësohet shumë nga OKB-ja.
E riafirmoi marrëdhënien pozitive të OKB-së për vendin, duke pasur parasysh konstruktivitetin dhe vullnetin politik të dëshmuar për zgjidhjen e çështjeve nëpërmjet dialogut dhe negociatave, si dhe aktivitetet tonë në suazat e Organizatës.