Presidenti Pendarovski patron i “2021 – Viti për nder të Bllazhe Koneskit”

26 Shkurt 2021 | Kumtesat

Me iniciativë të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot mbajti mbledhje koordinuese me rastin e miratimit të programit nacional për realizim të manifestimit “2021 – Viti për nder të Bllazhe Koneskit”, patron i të cilit është Presidenti Pendarovski, kurse mbartës i projektit janë Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Gjuha bashkëkohore letrare maqedonase është me rëndësi të jashtëzakonshme për kulturën, letërsinë dhe identitetin tonë. Prandaj kemi obligim moral ta ruajmë trashëgiminë që na e la Bllazhe Koneski si trashëgimi kulturore bashkëkohore dhe ta festojmë me dinjitet jubileun e personalitetit i cili është paradigma e bashkëkohësisë, emancipimit dhe progresionit tonë. Kam nder dhe kënaqësi të madhe që jam patron i Programit nacional i cili i dedikohet kolosit të letërsisë dhe kulturës maqedonase”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Në takimin e mbajtur onlajn morën pjesë: ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, përfaqësues të institucioneve të përfshira, si dhe anëtarë të grupit të punës për realizim të Programit nacional për festimin e “2021 – Viti për nder të Bllazhe Koneskit”, të cilët i prezantuan përmbajtjet e parapara në këtë program. Presidenti Pendarovski u informua edhe mbi projektet aktuale dhe aktivitetet e ndërmarra nga ministritë e resorit për realizimin e kësaj platforme.

Programi nacional “2021 – Viti për nder të Bllazhe Koneskit” parashikon shumë përmbajtje kulturore-edukative gjatë gjithë vitit. Projektet akademike dhe shkencëtare-botuese, manifestimet letrare, konferencat shkencore ndërkombëtare, konkurset publike për artistët e rinj dhe ekspozitat, projektet pedagogjike-informative, promovimi i botimit digjital të fjalorit shpjegues të gjuhës maqedonase, janë pjesë e aktiviteteve me të cilat do të shënohet ky jubile. Në përputhje me Programin nacional do të botohet edhe një pullë postare me personalitetin e Bllazhe Koneskit.
Festimi i 100-vjetorit të lindjes së Bllazhe Koneskit është shënuar në kalendarin e jubileve të rëndësishme të mbështetur nga UNESKO-ja, që përfaqëson mirënjohje ndërkombëtare për personalitetin dhe krijimtarinë e tij.

Në plan ndërkombëtar, me Vitin për nder të Bllazhe Koneskit, Republika e Maqedonisë së Veriut përfshihet në festimin e “2021 – Viti Ndërkombëtar i Paqes dhe Besimit” dhe “21 Marsi – Dita Botërore e Poezisë” të shpallur nga OKB-ja.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....