Presidenti Pendarovski për antarësimin në EU dhe NATO: Merituam faqe të re në përmbushjen e qëllimeve stategjike të shtetit

27 Mars 2020 | Kumtesat

Të nderuar bashkëqytetarë,

Në këto ditë të sfidave kur të gjithë jemi të kthyer kah më të afërmit tanë, shteti ynë bëri hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së qëllimit strategjik për hyrje në Unionin Evropian.

Liderët e vendeve antare vërtetuan se duhet ti nisimi bisedimet me Unionin. Komisioni Evropian do të kyqet në definimin e korinizës së bisedimeve, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare do të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Të dashur bashkëqytetar,

Këtë moment e kemi pritur më shumë se 15 vite. Vendimi është i qartë dhe pa kushte shtesë. Kjo është vërtetim për realizim të reformave të domosdoshme, por edhe për kompromiset e vlefshme që i kemi bërë në frymën e vlerave evropiane.
Në periudhën që vijon na pret punë e vështirë. Duhet patjetër të bëjmë transformim të thellë të shoqërisë sonë dhe ti arrijmë standardet e nevojshme për antarësim. Prej këtu, pas tejkalimit të krizës së epidemisë pres që fakorët kompetent politik ti orjentojnë të gjitha kapacitetet që sa më shpejt të përmbushet qëllimi përfundimatrë.

Më këtë rast dua të ju uroj të gjithëve që viteve të kaluara punuan për ardhmërinë tonë evropiane. Shumë gjenaratave të politikanëve, personave profesionist në administratë, sektorit civil për debatet publike për çështje të rëndësishme edhe të mbykqyrjes së përhershme të punës së institucioneve, por, para së gjithash qytetarëve për përkrahjen e lartë të përhershme për antarësimin tonë në Unionin Evropian.

Sot u dërgova letër falënderimi liderëve të vendeve antare të UE-së për përkrahjen e sinqërtë në vazhdimësi. Para tre ditëve me pakon e paralajmëruar për ndihmë ekonomike edhe konkretisht u vërtetuam në solidaritetin evropian ende pa u bërë antare e plotë e organizatës edhe atë në periudhën e cila është e rëndë dhe pa presedan për gjithë kontinentin, pa përjashtim.

Të nderuar,

Më lejoni që ta shënoj aktin e antarësimit formal në alencën e NATO-së i cili do të ndodhë, sot në orën 11:30, sipas kohës amerikane, në kryeqytetin e SHBA-së. Edhepse përskaj periudhës së vështirë përmes të cilës po kalojmë nuk mundemi tju gëzohemi dhe ti shënojmë këto ngjarje ashtu si i ka hije, megjithatë, bëhet fjalë për suksese historike të cilat pas tre dekadave pavarsi, përfundimisht e vërtetojnë sigurinë maqedonase dhe e garantojnë të ardhmen tonë.

Na qoftë gëzuar të gjithëve. E merituam!

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit