Presidenti Pendarovski për vizitë në Berovë

7 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Berovë vizitoi Qendrën ditore për personat me aftësi të kufizuar mentale dhe trupore në Institucionin publik Qendra ndërkomunale për punë sociale, ku janë vendosur në përdorim kabinete për terapi fizike dhe hidroterapi, si dhe dhoma senzore për fëmijët dhe personat me spektër të çrregullimeve autiste.

Me mbështetjen e Presidentit Pendarovski, vitin e kaluar, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë së Veriut siguroi mjete financiare në shumë prej një milion e pesëqind e dyzet mijë denarësh, kushtuar rikonstruktimit të kësaj qendre ditore, përkatësisht për pajisjen e kabineteve dhe të dhomës senzore.

Në qendrën ditore Presidenti Pendarovski u njoh me mënyrën e funksionimit të kabineteve dhe të dhomës senzore, si dhe me pritjet për kontributin e tyre në mundësimin e shërbimit më cilësor dhe në zhvillimin personal të përdoruesve.

Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësinë për projektin e zbatuar me sukses, duke theksuar nevojën për aktualizimin e mëtejshëm të sfidave me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuar si dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve dhe kujdesit për grupet më vulnerabile të qytetarëve, me qëllim që të përparohen të drejtat dhe dinjiteti i tyre. Në këtë kontekst shprehu falënderim për Ambasadën kineze për mbështetjen e përgjithshme në realizimin e këtij projekti i cili është me rëndësi të jashtëzakonshme për këtë rajon.

Paraprakisht, Presidenti e vizitoi edhe Njësinë territoriale të zjarrfikëses Berovë ku u takua me zjarrfikës dhe me një pjesë të vullnetarëve që morën pjesë në ballafaqimin me zjarret që vitin e kaluar e kapën rajonin. Presidenti Pendarovski ishte informuar mbi sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit, mbi pajisjen të cilën e zotërojnë, si dhe mbi kapacitetet dhe përgatitjen njësisë së zjarrfikëses që t’u përgjigjen me efikasitet fatkeqësive eventuale në periudhën e ardhshme.

Presidenti Pendarovski i përgëzoi zjarrfikësit për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, duke shprehur falënderim dhe për vullnetarët të cilët dëshmuan përgjegjësi të lartë shoqërore në momentet e krizës. Në atë kontekst, është theksuar domosdoshmëria për kujdes më të madh nga qytetarët, sidomos në këtë periudhë të rrezikut të zmadhuar për shfaqjen e zjarreve.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....