Presidenti Pendarovski për vizitë në komunën e Kërçovës

25 Dhjetor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”, sot qëndroi për vizitë në komunën e Kërçovës.

Në Shkollën Fillore “Sande Shterjoski”, presidenti Pendarovski vizitoi dy paralele që mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Në këtë shkollë, mësimin e ndjekin maqedonas, shqiptarë, turq dhe romë, që paraqet shembull për integrimin ndëretnik në arsim. Para presidentit Pendarovski u theksuan problemet me mungesën e librave. Gjithashtu, presidenti Pendarovski vizitoi paralelen e fëmijëve me aftësi ndryshe, të cilët mësojnë në këtë shkollë. Në ndjekjen e mësimit, u ndihmon edhe vullnetarja nga Korpusi paqësorë nga ShBA-ja.

Në bibliotekën shkollore, presidenti Pendarovski u takua me Albin Aliun 18 vjeçar,inovator, i cili ka krijuar projekt për përpunimin e letrës nga algat të mbledhura në Liqenin e Ohrit. Ai e njoftoi presidentin Pendarovski me projektin e tij, me të cilin ka fituar vendin e tretë në një garë në fushën e biokimisë, në Nju Jork – ShBA. Projekti në fjalë është i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sepse ndihmon në mirëmbajtjen e llojllojshmërisë dhe ndihmon në uljen e përdorimit të druve, si lëndë për prodhimin e letrës. Aliu para presidentit Pendarovski shprehi dëshirën e tij për zhvillim dhe zbatim të projektit në Maqedoninë e Veriut. Aliu, i cili shkollën fillore e ka mbaruar në shkollën “Sande Shterjoski”, tani është nxënës i kolegjit “Jahja Kemal” në Strugë dhe është bartës i disa mirënjohjeve nëpër gara nacionale dhe rajonale.

Gjatë vizitës në Kërçovë, presidenti Pendarovski vizitoi edhe  Shkollën Fillore “Vlladimir Polezhinoski” ku u përmend trendi i uljes së numrit të nxënësve në këtë qytet. Gjatë vizitës, presidenti Pendarovski dha intervistë për gazetën shkollore “Zunica”, që e përgatitin nxënësit nga seksioni i gazetarisë.

Në Organizatën Komunale të “Kryqit të Kuq” në Kërçovë, presidenti Pendarovski u takua me d-r Lulzim Jahojën, fituesin e mirënjohjes nacionale për vullnetar i shquar i vitit, për vitin 2019. Jahoja, i cili me profesion është neurolog, tashmë15 vite është vullnetar në “Kryqin e Kuq”. Nga kryesia, presidenti Pendarovski u njoftua me aktivitetet vijuese të organizatës komunale të “Kryqit të Kuq” në këtë qytet.

Projekti “Ballë për ballë me Presidentin” ka qëllim që përmes vizitave të vendbanimeve në Maqedoninë e Veriut, presidenti Pendarovski të takojë sa më shumë qytetarë, dhe nga  afër t’i dëgjojë problemet  dhe sfidat me të cilat ballafaqohen qytetarët, si dhe idetë për tejkalimin e tyre.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....