Presidenti Pendarovski për vizitë në Kryqin e Kuq

6 Korrik 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me ftesë nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Kryqit të Kuq, ku u diskutua mbi zhvillimin e vullnetarizmit në vend dhe u prezantua procesi “Transformimi 28”, si kornizë zhvillimore në organizatë për periudhën e ardhshme pesëvjeçare.

Presidenti Pendarovski u informua mbi aktivitetet e Kryqit të Kuq, me rekomandimet e tyre me qëllim të përparimit të zgjidhjeve ligjore në raport me vullnetarizmin, si dhe mbi domosdoshmërinë për gjetjen e formave dhe përmbajtjeve të reja, kreative me qëllim që të nxiten dhe të mobilizohen vullnetarë.

Presidenti theksoi se është e rëndësishme të ruhet niveli i motivimit te vullnetarët dhe në periudhat kur nuk ballafaqohemi me situata krize, siç ishte rasti me pandeminë, duke theksuar se nuk ka motivim më të mirë për nxitjen e vullnetarizmit sesa dhënia e shembullit personal. Njëkohësisht, foli mbi rëndësinë dhe dobishmërinë e përfaqësimit të strukturave të ndryshme të gjeneratave në radhët e vullnetarëve. Ai edhe njëherë, i falënderoi të gjithë vullnetarët për sakrificën dhe përkushtimin e tyre, duke i inkurajuar që të vazhdojnë edhe mandej të kontribuojnë për mirëqenien e shoqërisë sonë dhe në interes të grupeve qëllimore të cilave u shërbejnë.

Në bisedën me anëtarët e Këshillit drejtues, Presidenti e përshëndeti procesin “Transformimi 28”, duke theksuar se ai është hap përpara në zhvillimin, veprimin dhe përshtatjen e Kryqit të Kuq, me qëllim që të funksionojë me efikasitet dhe progres dhe t’i plotësojë në kohë dhe si duhet nevojat e bashkësisë.

Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti e falënderoi Presidentin Pendarovski për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të aktiviteteve të organizatës, si dhe për angazhimin e tij për zbatimin e angazhimeve humanitare të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....