Presidenti Pendarovski për vizitë në manastirin “Shën. Joakimi i Osogovës” në Kriva Pallankë

29 Gusht 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e festave të mëdha ortodokse Fjetja e Hyjëlindëses Mari dhe Shën. Joakimi i Osogovës sot e vizitoi manastirin “Shën. Joakimi i Osogovës” në Kriva Pallankë dhe mori pjesë në liturgjinë e shenjtë hyjnore.

Me rastin e festës së manastirit “Shën. Joakimi i Osogovës” në liturgji morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ujërave, Oliver Spasovski dhe Lupço Nikollovski, si dhe kryetari i komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski. Shën. Joakimi i Osogovës është dhe kremtohet njëkohësisht si shenjtori mbrojtës i Kriva Pallankës.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit