Presidenti Pendarovski për vizitë në Prilep në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentin”

28 Shtator 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi Komunën e Prilepit në suazat e projektit “Ballë për ballë me Presidentit”.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Pendarovski e vizitoi shkollën e mesme komunale “Orde Çopella” ku u njoh me metodat arsimore inkluzive, me projektet aktuale dhe zgjidhjet inovative të ekipeve nga fusha të ndryshme profesionale.

Pjesëmarrësit e prezantuan sistemin e mbledhjes së ujit të shiut për ujitjen e minikopshtit të shkollës, projekt me të cilin shkolla në garën në Strugë, ishte një fituesit e mjeteve financiare për inovacione sociale në pjesën e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Presidenti Pendarovski  i vizitoi edhe ambulancën veterinarike, laboratorin e shkollës ku u krye kontrolli i cilësisë së ujit të shiut dhe furrën e pjekjes ku furrtarët e rinj përdorin edhe produkte të prodhuara në shkollë, duke e manifestuar qasjen ndërdisiplinore në realizimin e projekteve.

Presidenti Pendarovski e përgëzoi kuadrin arsimor dhe profesional të shkollës që e dallojnë potencialin e nxënësve, duke e nxitur vazhdimisht kreativitetin e tyre. Në atë drejtim shprehu kënaqësi edhe për përkushtimin dhe motivimin e madh të nxënësve për fitimin e njohurive të reja në fushat profesionale.

Në suazat e projektit “Ballë për ballë”, Presidenti e vizitoi edhe bibliotekën dhe laboratorin shkencor në suazat e Institucionit publik shkencor “Instituti i kulturës së vjetër sllave – Prilep”, ku iu prezantuan një pjesë e projekteve kërkimore-shkencore dhe botimet nga fondi i pasur letrar, midis të cilave dhe vëllimi i rrallë i librave të vjetër të botuar, të cilët datojnë edhe që nga shekulli i 15-të.

Presidenti u informua edhe mbi sfidat me të cilat po ballafaqohet ky Institut në funksionimin e tij. Këtu është theksuar nevoja për përparimin e punës shkencore-kërkimore nëpërmjet furnizimit me pajisje teknike, si dhe domosdoshmëria për realizim të bashkëpunimit me një numër më të madh institucionesh shkencore, profesionale dhe të arsimit të lartë jashtë shtetit. Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësi për profesionalizmin e lartë në veprimtarinë kërkimore-shkencore të Institutit, duke e theksuar mbështetjen e tij për projektet dhe aktivitetet shkencore të cilat kanë kontribut të rëndësishëm në proceset e përgjithshme shoqërore-politike dhe arsimore.

Në Prilep, Presidenti Pendarovski e vizitoi edhe Muzeun e duhanit në suazat e institucionit nacional Enti për mbrojtjen e përmendoreve të kulturës dhe muzeve Prilep. Gjatë vizitës iu prezantua një koleksion mbresëlënës eksponatesh, kushtuar të gjitha aspekteve të historisë së industrisë së duhanit, i cili e vendos muzeun tonë midis më të rëndësishmëve në botë.

Duke e theksuar rëndësinë e këtij muzeu në afirmimin e kulturës dhe traditës sonë të pasur, Presidenti Pendarovski shprehu kënaqësi për entuziazmin e të gjithë të angazhuarve në mbledhjen dhe ruajtjen e këtyre rariteteve me vlerë të paçmueshme në suazat botërore.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit