Presidenti Pendarovski për vizitë në SHKF “Bashkimi” në Gostivar

3 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e vizitoi SHKF “Bashkimi” në Gostivar, ku u njoh me kushtet dhe mënyrat në të cilat zhvillohet arsimi inkluziv në këtë shkollë.

Gjatë kësaj vizite, kuadri arsimor e informoi Presidentin Pendarovski se në këtë shkollë vijojnë arsimin e tyre shtatë fëmijë me shkathtësi të kufizuara, të cilët përveç mësimit të rregullt, kanë mundësi për orë individuale dhe të përshtatura për ta me kuadër profesional, përkatësisht me defektolog dhe psikolog. Njëkohësisht, është theksuar se fëmijët kanë mundësi ta shfrytëzojnë edhe klasën e re të përshtatur e cila është pajisur me rekuizitat, materialet didaktike dhe mjetet e nevojshme dhe se tashmë janë siguruar asistentë arsimorë të cilët punojnë me dy fëmijë.

Presidenti Pendarovski i përshëndeti për hapat e ndërmarra në këtë shkollë dhe shprehu pritjen se kushtet e reja të krijuara do të kontribuojnë në zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive te fëmijët me proces të ndryshëm zhvillimor nëpërmjet të cilave do të nxitet inkluzioni i tyre arsimor. Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski edhe njëherë e theksoi rëndësinë për sensibilizimin e opinionit mbi këto pyetje dhe tha se do të ndërmerren angazhime të përbashkët edhe në të gjitha shkollat e tjera në vend, me qëllim që të sigurohet qasje dhe pranim i barabartë i fëmijëve me zhvillim atipik në arsimin e rregullt.

Kjo është vizita e dytë e Presidentit Pendarovski në SHKF “Bashkimi” në Gostivar, pasi në shkurt të këtij viti u njoh me sfidat me të cilat ballafaqohet familja e nxënëses me zhvillim atipik Ëmbla Ademi në procesin e arsimit dhe mundësitë për tejkalimin e tyre.

Sot në suazat e vizitës në këtë shkollë Presidenti Pendarovski u takua edhe me prindërit e Ëmblës, të cilët e falënderuan për ndihmën e tij të përgjithshme dhe në shenjë falënderimi i dhuruan fotografi të përbashkët me Ëmblën të bërë në vizitën e kaluar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....