Presidenti Pendarovski pranoi letrat akredituese të ambasadorit të ri emëruar të Republikës së Turqisë

24 Dhjetor 2019 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski pranoi letrat akredituese të ambasadorit të ri të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Hasan Mehmet Sekizqok.

Duke shprehur kënaqësinë nga marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimin e suksesshëm,presidenti Pendarovski shprehu mirënjohje për të gjithë përkrahjen e Republikës së Turqisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, para se gjithash për përkrahjen e fuqishme dhe tërhapur në rrugën euroatlantiket vendit tonë, duke shtuar se aleanca e natyrshme deri më tani në NATO do të mund të shndërrohet edhe në zyrtare, me çka dy vendet do të vazhdojnë të sigurojnë paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe për Evropën në përgjithësi.

 “Mbetemi vigjilent në rajonin tonë, që jo rrallë dhe në forma të ndryshme është  shënjestër e lojërave dhe kërcënimeve gjeostrategjike, me çka me bashkëpunimin dhe koordinim në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, migracionin ilegal, sajber kërcënimet dhe fenomene të ngjashme, paraqesin prioritet për të gjithë ne”, tha Presidenti.

Duke  iu falënderuar për mikpritjen e ngrohtë, ambasadori Sekizqok, vlerësoi se lidhjet e rrënjosura historike dhe njerëzore, përhapja e vlerave demokratike dhe qëllimet në fushë e ekonomisë, do të ndihmojnë në përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe theksoi se në këtë periudhë, përveç tregtisë dhe investimeve, bashkëpunimit të ndërsjellë do të intensifikohet dhe thellohet edhe në shumë sfera të tjera.

“Turqia Maqedoninë e Veriut e sheh si njërin nga partnerët të rëndësishëm dhe të vlerësuar. Zhvillimi i marrëdhënieve tona të partneritetit janë në dobi të Ballkanit dhe familjes euroatlantike”, tha ambasadori Sekizqok.

Ndërkaq, plotësoi se njëri nga postulatet e marrëdhënieve të afërta dhe bashkëpunimi në këto territore me komunitetin turk, ekziston me shekuj të tëra, për zhvillimin dhe mirëqenien e Maqedonisë së Veriut duke shprehur bindjen se Turqia edhe më tej do të vazhdojë me përkrahjen e saj për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me qëllim të ngritjes së vetëdijes në nivel të prosperitet të qytetarëve.

Presidenti Pendarovski ambasadorit të sapoemëruar i uroj sukses në kryerjen  funksionit diplomatik me përgjegjësi.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....