Presidenti Pendarovski pranoi letrat e akreditimit të ambasadores së sapoemëruar të Portugalisë

30 Janar 2020 | Kumtesat

Presidenti Pendarovski pranoi letrat e akreditimit të ambasadores së sapoemëruar të Portugalisë
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot pranoi letrat e akreditimit të Maria Virxhinia Mendes de Silva Pina, ambasadore e sapoemëruar e Portugalisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd.

Presidenti Pendarovski në ceremoninë e dorëzimit të letrave, tha se marrëdhëniet diplomatik të dy vendeve kanë hyrë në dekadën e tretë dhe plotësoi se në periudhën e kaluar është ndërtuar një bashkëpunim në më shumë fusha që mbështeten në kuptimin dhe respektin e ndërsjellë. Presidenti nënvizoi se anëtarësimi i shtetit tonë në NATO do të paraqesë urë shtesë lidhëse për të dyja vendet si partnerë dhe aleatë që ndajnë pikësynime dhe vlera të njëjta në raport me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, duke shtuar se mbështetja e Republikës së Portugalisë për integrimin e vendit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor ka rëndësi të madhe. “Republika e Maqedonisë së Veriut meriton t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE sa më shpejtë. Muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm në këtë drejtim, jo vetëm për ne si shtet, por edhe për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha presidenti Pendarovski.

Ambasadorja Maria Virxhinia Mendes da Silva Pina theksoi që marrëdhëniet dypalëshe politike janë të shkëlqyeshme dhe se në periudhën e ardhshme, përmes bashkëpunimit në fushën e IKT-së, mjedisit jetësor, energjisë dhe turizmit, do të përforcohen edhe lidhjet ekonomike ndërsa përmes njohje më të mirë dhe afrimit të popujve të të dyja vendeve, do të zgjerohet edhe dimensioni kulturor i marrëdhënieve dypalëshe. Duke e uruar Maqedoninë e Veriut për rrugën e gjatë dhe pozitive, të kaluar me vendosmëri dhe vullnet të mirë drejt synimit final- anëtarësisë në BE, ambasadorja portugeze shprehi mbështetjen e vendit të saj dhe theksoi që është se sigurt se të dyja vendet do të kenë bashkëpunim më intensiv në pjesën e mbrojtjes. “Gëzohemi për përfshirjen tuaj, sepse e dimë që ju, si vend evropian, duhet të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së” deklaroi ambasadorja Maria Virxhinia Mendes da Silva Pina.

Presidenti Pendarovski ambasadores së sapoemëruar i uroj kryerjen me sukses të funksionit me përgjegjësi diplomatike.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...