Presidenti Pendarovski pranoi letrat e akreditimit të ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Norvegjisë

15 Janar 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot mori letrat e akreditimit të Jern Jelstad, ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Norvegjisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd.

Presidenti Pendarovski në ceremoninë e dorëzimit të akreditimeve, theksoi që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, dy shtetet në vazhdimësi ndërtojnë raporte miqësore dhe se është arritur zhvillim i suksesshëm i marrëdhënieve dypalëshe në më shumë sfera të jetës shoqërore. Presidenti shprehi pritje për intensifikimin e dialogut politik në të gjitha nivelet, si dhe thellimin e bashkëpunimit në sferën e ekonomisë, investimeve, ekologjisë, turizmit dhe sfera të tjera me interes të përbashkët. “Së shpejti, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s dhe jam i sigurt që në të ardhmen kjo do të paraqet urë lidhëse plotësuese mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Norvegjisë si partnerë dhe aleatë” theksoi presidenti Pendarovski.

 Presidenti shprehi falënderim të madh për mbështetjen konsistente nga Norvegjia mike, e cila është promotore e fuqishme e proceseve integruese euroatlantike dhe theksoi që Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në realizimin e prioriteteve strategjike. “Jemi të bindur që perspektiva evropiane dhe euroatlantike është garanci për prosperitet, stabilitet dhe mirëqenie në Ballkan. Në këtë kontekst, e vlerësojmë interesin dhe prezencën e Norvegjisë jo vetëm tek ne, por, në tërë rajonin”, tha Pendarovski në fjalimin e tij.

Ambasadori Jelstad, tha se marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera dhe vazhdojnë të zhvillohen në një bazë shumë të fuqishme të miqësisë historike mes dy vendeve dhe shtojnë se është arritur përparim në fushën e ekonomisë. Ai, duke përmendur sistemimin e përbashkët në ISAF, si element i rëndësishëm për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, vlerësoi se reformat në mbrojtje janë në agjendën prioritare të të dy vendeve. “Norvegjia me padurim pret t’i dëshirojë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30 e NATO-s”, theksoi ambasadori i sapoemëruar i Mbretërisë norvegjeze.

Ambasadori Jelstad  përmendi se në 19 vitet e fundit, Norvegjia ka siguruar më shumë se 125 milionë euro ndihmë për Maqedoninë e Veriut dhe se do të vazhdojë t’i mbështetet përpjekjet e vendit për integrim euroatlantik përmes programeve të përbashkëta në kuadër të sektorëve kyç të shoqërisë.

Presidenti Pendarovski ambasadorit të sapoemëruar i dëshiroi sukses dhe shëndet në ushtrimin e funksionit përgjegjës diplomatik.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....