Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot priti përfaqësuesit e seksionit të kameramanëve në Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë.
Në takim, kameramanët informuan presidentin Pendarovski për aktivitetet vijuese në seksionin e tyre, punën e përditshme si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen në kryerjen e profesionit.
Kameramanët kanë njoftuar presidentin Pendarovski me publikimin e “Doracakut për punë profesionale, të sigurt dhe etnike të kameramanëve në media”, që ka për qëllim të pasqyrohen problemet, sfidat, por edhe mundësitë që i bart ky profesion, në kontekst të informimit mediatik.
Presidenti Pendarovski, duke përshëndetur aktivitetet e seksionit të kameramanëve në ShGM, shprehu bindjen që veprimi i tyre i përbashkët do të kontribuojë për ngritjen e vetëdijes për profesionin e tyre dhe rrethanat në të cilat ajo bëhet.
Kameramanët, theksoi presidenti Pendarovski në këtë takim, janë element i rëndësishëm i punës së mediave dhe për këtë, duhet të mbështeten përpjekjet për përmirësimin e kushteve për punën e tyre, mbrojtjen në terren, në institucionet dhe jashtë tyre.