Select Page

Presidenti Pendarovski priti student nga Universiteti i Gjenvës UMEF

16 Janar 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti Pendarovski priti studentët e Universitetit UMEF nga Gjeneva. Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot priti një grup studentësh nga Universiteti i Gjenevës UMEF, të cilën qëndrojnë për vizitë në Universitetin FON në Shkup.

Duke ju uruar mirëseardhje, presidenti Pendarovski prezantoi punën e institucionit, të drejtat e tij, detyrat në politikën e brendshme dhe të jashtme dhe rolin e presidentit për ndarjen e pushtetit në vend.

Presidenti Pendarovski para studentëve, që vijnë nga fakultetet e ekonomisë, shkencave politike dhe diplomacisë, prezantoi pozicionimin e pushteteve në Maqedoninë e Veriut, kompetencat e tyre kryesore si dhe specifikat e sistemit politik në vend.

Në takim, presidenti Pendarovski njoftoi studentët me synimet kryesore strategjike të vendit, të definuara prej shpalljes së pavarësisë, respektivisht anëtarësimin në BE dhe NATO. Avancimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal, gjithashtu janë një prej synimeve kyçe të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi para studentëve presidenti Pendarovski.

Presidenti Pendarovski studentët nga Zvicra i njoftoi me realizimin e disa prej projekteve të tij, mes të cilëve Kabineti i hapur si dhe përpjekjet për miratimin dhe realizimin e programeve dhe politikave përkatëse për avancimin e pozitës së të rinjve dhe sigurimin e perspektivave në shtetin e tyre.

Studentët e njoftuan presidentin Pendatovski për qëllimin e vizitës së tyre dhe aktivitetet gjatë qëndrimit të tyre në Shkup.

Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës Jom Kipur

Mesazhi i Presidentit Pendarovski me rastin e festës Jom Kipur

  Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festimit të festës hebraike Jom Kipur, u dërgoi mesazh kryetares së Bashkësisë së Hebrenjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Berta Romano-Nikoliq dhe të gjithë përfaqësuesve të Bashkësisë së Hebrenjve në Republikën...

Pin It on Pinterest