Select Page

Presidenti Pendarovski priti anëtarët e Këshillit për Monitorim Civil

17 Janar 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot priti anëtarët e Këshillit për Monitorim Civil.

Në takim, presidenti Pendarovski është informuar për gjendjen aktuale, sfidat dhe problemet në punën e Këshillit, funksionimi i të cilit është i rëndësishëm në periudhën parazgjedhore, si organi i vetëm që mund të kryej kontroll të ligjshmërisë së zbatimit mbi masat për përcjelljen e komunikimeve.

Anëtarët e Këshillit shprehën shqetësim për shkak të mosfunksionimit të këtij Trupi, i cili, siç thanë, del nga zbatimi jopërkatës i Ligjit për përcjelljen e komunikimeve, që u miratua me konsensus nga partitë politike. Bashkëbiseduesit theksuan që deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të mundësojnë funksionim të papenguar praktik e jo vetëm deklarativ të Këshillit për Monitorim Civil në sektorin e sigurisë. Ata theksuan që detyra e tyre është t’i kontrollojnë dyshimet e qytetarëve, të këshillojnë dhe alarmojnë,kurse pikërisht reformat në këtë sektor janë një nga kushtet për integrimet tona euro- atlantike.

Presidenti Pendarovski përmendi që sektori i sigurisë është një nga parakushtet elementare për stabilitet politik dhe ekonomik të çdo shteti juridik. Si rrjedhojë, tha ai, të gjitha institucionet kompetente duhet të jenë maksimalisht të përkushtuara në proceset reformuese, përfshirë edhe mundësimin e funksionimit të plotë të Këshillit për monitorim civil, si një nga mekanizmat në sigurimin e të drejtave të përgjithshme, por edhe individuale, sigurisë, privatësisë dhe liritë e çdo qytetari.

Në takim morën pjesë kryetarja e Këshillit, Margarita Caca- Nikollovska dhe anëtarët: Ice Ilijevski, Gordan Kallajxhiev, Dijana Toska, Arjeta Ceka Zhaku dhe Martija Zllatanova- Koceva.

Pin It on Pinterest