Presidenti Pendarovski priti delegacionin e Universitetit shtetëror turk “18 Marsi” të Çanakalës

21 Qershor 2022 | Takimet

Presidenti Stevo Pendarovski priti delegacionin e Universitetit shtetëror turk “18 Marsi” të Çanakalës, Republika e Turqisë, të udhëhequr nga rektori Sedat Murat.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski u informua mbi bashkëpunimin të cilin Universiteti i Çanakalës po e realizon me institucione në Maqedoninë e Veriut, si dhe mbi idetë dhe mundësitë për shkëmbim të përvojave në kontekst të politikave arsimore, për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, të rinjve dhe sportit nëpërmjet aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta.

Presidenti Pendarovski tha se Maqedonia e Veriut ka vendosur një bashkëpunim të përkryer me Republikën e Turqisë në fushën e arsimit dhe kulturës, si dhe shprehu mbështetje në të gjitha iniciativat pozitive të cilat kontribuojnë për thellimin dhe përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe të lidhjeve miqësore midis dy popujve.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Kabinet i hapur në Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski

Kabinet i hapur në Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski

Sot, Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizituan nxënësit e SHKTH “Vllado Tasevski” nga Shkupi, në suazat e Kabinetit të hapur. Nxënësit u takuan dhe biseduan me Presidentin Pendarovski mbi punën dhe mbi aktivitetet në Kabinet, kurse i...