Presidenti Pendarovski priti përfaqësues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO)

4 Nëntor 2020 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski priti  sot përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

Në takim, përfaqësuesit e Zyrës e njoftuan  Presidentin Pendarovski për aktivitetet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për projektet e tyre të mëtejshme në mënyrë që të rrisin pjesëmarrjen e të rinjve në proceset e vendimmarrjes në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Në këtë drejtim, përfaqësuesit e RYCO-s e informuan Presidentin për rekomandimet e tyre për përmirësimin e situatës me pjesëmarrjen e të rinjve në rajon në kushte të pandemisë globale me KOVID-19, si dhe gjendjet e pjesëmarrjes së të rinjve në Republikën e Maqedonisë  së Veriut. Nevoja për të përsosur arsimin digjital, mbështetjen dhe kujdesin për shëndetin mendor të të rinjve, inkurajimin e sipërmarrjes, u theksuan si pjesë e sfidave me të cilat përballen të rinjtë, të cilat kërkojnë mbështetje më të madhe institucionale.

Presidenti Pendarovski përshëndeti nismat e RYCO-s dhe theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme në kohën e izolimit shoqëror, të rinjtë të vazhdojnë të motivojnë dhe bashkëpunojnë përmes pjesëmarrjes së përbashkët në programe që synojnë bashkëpunimin rajonal dhe krijimin e politikave për t’u marrë me pasojat e shkaktuara nga pandemia.

Në këtë kontekst, Presidenti riafirmoi mbështetjen e tij të plotë për azhurnimin e arsimit të përgjithshëm të të rinjve përmes rrjetëzimit të tyre, në mënyrë që të gjendet zgjidhje praktike dhe krijuese për sfidat e epokës së re dhe të përgatitjes për botën pas Kovidit.

Në takim u shkëmbyen mendime mbi mundësitë për promovimin e synimeve të RYCO-s përmes bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta me Qendrën Presidenciale për Edukim Politik dhe me “MladiHAB – Rinia Digjitale”.

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor është formuar nga pjesëmarrës të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, në mënyrë që të promovojë frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve në rajon përmes programeve të shkëmbimit të të rinjve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....