Presidenti Pendarovski priti përfaqësuesit e Institutit të Filozofisë dhe Shoqatën e Filozofëve

19 Shkurt 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot priti Ivan Xheparoskin, Lupço Mitkovskin dhe Lubomir Gajdovin, përfaqësues të Institutit të Filozofisë dhe Shoqatën e Filozofëve.

Bashkëbiseduesit e informuan presidentin Pendarovski me problemet dhe sfidat e tyre, me nismat dhe projektet aktuale për tejkalimin e tyre, si dhe me vizionin dhe strategjinë për reforma, afirmim dhe promovim të arsimit filozofik.

Në takim u tha se filozofia i mëson të rinjtë të mendojnë në mënyrë metodike duke i përfshirë në vlerat morale dhe estetike.

Presidenti Pendarovski theksoi nevojën për kultivimin e mëtutjeshëm të shprehjes kreative si dhe domosdoshmërinë e nxitjes së mendim kritik dhe filozofik, si dobi e rëndësishme dhe një nga parakushtet thelbësore për zhvillimin e kapaciteteve demokratike të çdo shoqërie.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...