Presidenti Pendarovski priti përfaqësuesit e Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave

13 Shkurt 2020 | Takimet

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, StevoPendarovski, sot priti përfaqësues të Shoqatës Komiteti për Mbrojtjen e të Drejtave, si organizatë koordinuese e më shumë shoqatave të afërta.

Në takim, përfaqësuesit e shoqatave e njoftuan Presidentin për aktivitetet e tyre dhe nismat e dorëzuara për miratim dhe ndryshim të vendimeve ligjore, lidhur me procedurat gjyqësore.

Përfaqësuesit e shoqatës theksuan që për shtetin juridik është i rëndësishëm miratimi i Ligjit për rishqyrtim të dëshmive dhe fakteve të shfrytëzuara gjatë marrjes së vendimeve gjyqësore respektivisht dëshmi dhe fakte që dalin nga organet e ndjekjes.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...