Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot priti përfaqësuesit e Shoqatës së qytetarëve të tekstilistëve, këpucëtarëve dhe punonjësve të lëkurës “Tekstilisti i Zëshlm” nga Shtipi.
Bashkëbiseduesit e njohën presidentin Pendarovski me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këta punëtor, siç është evidentimi i kohës së punës, inspektoratit të punës, kushtet jo humane të punës. Në takim u thanë idenë, prohete dhe aktivitete të realizuara në drejtim të avancimit të të drejtave të industrisë së tekstilit, lëkurës dhe këpucarisë.
Njëri nga angazhimet themelore të Shoqatës, siç e informuan Presidentin gjatë takimit, është që punëtorët e këtyre veprimtarive industriale të kenë mundësinë për më shumë edukim, me qëllim të përmirësimit të informimit të tyre, por edhe për rritjen e vetëdijes publike për të drejtat e punëtorit në këto fusha.
Presidenti Pendarovski theksoi se njëri nga qëllimet e tij kryesor është pikërisht nxitja e politikave të cilat mundësojnë jetë dinjitoze për secilin punëtor në Maqedoninë e Veriut, sepse të drejtat e punëtorit janë vlerat themelore mbi të cilat ndërtohen edhe të drejtat e tjera të qytetarëve.
Duke shprehur përkrahjen për aktivitetet e tyre, Presidenti përgëzoi angazhimin e tyre për ruajtjen e standardeve më të larta të ndershmërisë dhe përgjegjësisë, politikës së tolerancës zero në rastet e mashtrimit dhe korrupsionit.