Presidenti Pendarovski priti shkencëtarët maqedonas të cilët janë ndër më të cituarit dhe më me ndikim për vitin 2020

22 Dhjetor 2020 | Kumtesat

Sot, Presidenti Stevo Pendarovski priti disa nga shkencëtarët maqedonas të cilën janë në listën e shkencëtarëve më të cituar dhe më me ndikim në botë në të gjitha fushat për vitin 2020, publikuar nga Universiteti “Stanford” në SHBA.

Në takim, shkencëtarët e informuan Presidentin Pendarovski për aktivitetet e tyre hulumtuese- shkencore, si dhe perspektivat dhe potencialet e fushave në të cilat secili prej tyre punon. Në takim u shkëmbyen mendime për një sërë sfidash që në mënyrë të konsiderueshme komplikojnë zhvillimin e domosdoshëm të veprimtarisë shkencore dhe hulumtuese në vend.

Duke përgëzuar arritjet mbresëlënëse të shkencëtarëve tanë, Presidenti Pendarovski theksoi nevojën për të forcuar bashkëpunimin midis institucioneve shtetërore, shkencës dhe sektorit të biznesit, sepse zhvillimi i çdo shoqërie është i lidhur në mënyrë të pashmangshme me investimin në arsim.

Në atë kontekst, ai theksoi angazhimin e tij personal për të promovuar dhe mbështetur projekte që synojnë inkurajimin e punës shkencore dhe kërkimore tek të rinjtë.

Në 2% e më të cituarve dhe më me ndikim botërisht në të gjitha fushat, janë Ljupço Kocarev, kryetari i ASHAM, Leonid Grçev, anëtar i ASHAM-së, Valentin Mirceski nga Instituti i Kimisë në FSHMN – Shkup, Rubin Gulaboski nga Fakulteti i Mjekësisë Universiteti Goce Delçev – Shtip, Trajçe Stafilov dhe Ivan Grozdanov nga Instituti i Kimisë nga FSHMN – Shkup

Gjithashtu në listë është edhe Ratko Janev anëtar i ASHAM-së, i cili vdiq vitin e kaluar. Përzgjedhja u bë në bazë të një analize gjithëpërfshirëse të treguesve përkatës siç janë punimet e botuara, citimi, indeksi-h i citimit, numri i viteve të kaluara që nga punimi i parë i botuar i shkencëtarëve, si dhe ndikimi i përgjithshëm në fushën përkatëse të kërkimit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit