Presidenti Pendarovski: Problemi kryesor i BE-së është marrja e vendimeve me konsensus

22 Qershor 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, sot mori pjesë në diskutimin në panel me temë “Tridhjetë vjet pavarësi dhe perspektivat euroatlantike në Republikën e Maqedonisë së Veriut” me organizim nga organizata joqeveritare “Europrospera”.

Presidenti Pendarovski foli mbi mossuksesin e procesit të zgjerimit, mbi parimin e konsensusit si shkak për bllokadat në BE dhe paralizimin në marrjen e vendimeve të shpejta.

“Problemi kryesor në BE është marrja e vendimeve me konsensus. Pa u ndryshuar kjo gjë, Bashkimi nuk mund të jetë lojtari kryesor gjeopolitik. Kjo ndikon edhe mbi zmadhimin e euroskepticizmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vetë BE-në, që është shkatërruese”, tha Presidenti Pendarovski.

Në fjalimin e vet, Presidenti Pendarovski iu referua edhe marrëdhënieve me Bullgarinë fqinje dhe bllokadën e Sofjes, në kontekstin e eurointegrimeve maqedonase. Presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin se nëse çmimi anëtarësim në BE është shpersonifikimi, nuk na nevojitet BE-ja.

Në këtë kontekst, kurse mbi pritjet nga Këshilli i BE-së, Presidenti Pendarovski shprehu skepticizëm në lidhje me shanset që Maqedonia e Veriut të marrë vendim për fillim të negociatave aderuese me Bashkimin.

“Është thënë qartë nga Sofja se në mungesë të Parlamentit dhe në mungesë të qeverisë politike ata nuk mund të japin dritë të gjelbër. Gjithçka që  mund të ofrohej nga ana jonë si gjest i vullnetit të mirë, kurse që nuk ka dalë nga suazat e një bisedimi dhe negocimi rezonant për aspekte të rëndësishme të bilaterales me Sofjen është ofruar. Kuptohet, nuk mund të futemi në kompleksin e identiteti dhe nëse dikush pret se pas korrikut apo gushtit do ta bëjmë këtë gjë, ai gënjehet”, theksoi Presidenti Pendarovski dhe shtoi se mbetet të presim pas krijimit të qeverisë së re bullgare të thonë si do të dalim nga kjo situatë të cilën e krijuan ata vetë.

Në panel diskutimin Presidenti Pendarovski e vlerësoi si të përkryer propozimin portugez për tejkalim të kontekstit me Bullgarinë, duke shpjeguar se sipas tij deklarohen pozitat e të dyja palëve.

“Në kushte kur zgjerimi i BE-së de fakto ka ngrirë, kemi dy opsione, ta sjellim Evropën në shtëpi dhe i dyti, sipas meje, duhet sa më shpejt të fillojmë ta kthejmë në jetë marrëveshjen për partneritet strategjik të vitit 2008 me SHBA-në. Kjo nuk nënkupton heqje dorë nga integrimet evropiane, përkundrazi. Por, nëse vazhdon konteksti me Bullgarinë, duhet të kërkojmë alternativa”, shtoi Presidenti Pendarovski.

Në lidhje me zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik, Presidenti Pendarovski tha se rajoni ynë po mbetet pas në krahasim me vendet e BE-së në infrastrukturën fizike dhe digjitale. Si rrjedhim, është e domosdoshme ndihma nga BE-ja dhe SHBA-ja për demokratizim më të shpejtë. Në panel diskutimin “Tridhjetë vjet pavarësi dhe perspektivat euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut” Presidenti Pendarovski foli edhe mbi rëndësinë e Marrëveshjes kornizë, mbi zbatimin e saj në shtet, si dhe mbi rëndësinë dhe fitimet nga anëtarësimi ynë në Aleancën e NATO-s.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....