Presidenti Pendarovski: Qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të gjuhës maqedonase

5 Prill 2021 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në promovimin e pullës postare me rastin e jubileut të 100-vjetort të lindjes së kolosit maqedonas, Bllazhe Koneski, kurse në suazat e Programit të manifestimit “2021 – Viti në nder të Bllazhe Koneskit” i cili po mbahet nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

E nderuar ministre e kulturës,

I nderuar drejtor i SHA Posta e Maqedonisë së Veriut,

I nderuar president i Këshillit të gjuhës maqedonase,

Të dashur miq,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju drejtohem në promovimin e sotshëm të pullës postare me personalitetin e Bllazhe Koneskit me rastin e jubileut të madh – 100 vjet nga lindja e tij. Si patron i “2021 – Viti në nder të Bllazhe Koneskit” do të dëshiroja ta falënderoj edhe SHA Posta e Maqedonisë së Veriut, që u përfshi në aktivitetet dhe përmbajtjet programore, nëpërmjet botimit të pullës postare për këtë rast me portretin e Bllazhe Koneskit.

Promovimi i sotshëm zhvillohet në hapësirën e sallës së dikurshme të sporteleve e cila në vitin 2013 u shkatërrua nga zjarri. Muret e dëmtuara na kujtojnë ende ndërtesën grandioze, të projektuar nga Janko Konstantinov e cila ka vlerë të madhe arkitektonike jo vetëm te ne, por edhe më gjerë. Këtu ishte edhe murali i Borko Llazeskit, i cili e përfaqëson guernikën maqedonase, kështu që objekti me të drejtë ishte një nga përmendoret kulte në Shkup. Besoj se siç e festojmë kolosin e kulturës, literaturës dhe gjuhësisë maqedonase, Bllazhe Koneskin, ashtu do ta ruajmë edhe krijimtarinë bashkëkohore e cila është trashëgimi kulturore e tundshme dhe e patundshme e modernitetit tonë, si dhe se në të ardhmen e afërt kjo hapësirë do ta kthejë pamjen origjinale.

Të nderuar,

Para disa ditësh u nda nga jeta prof. dr. Trajko Stamatoski, një nga bashkëpunëtorët më të afërm të Bllazhe Konseskit. Stamatoski ishte një nga bashkëluftëtarët  më besnikë të Koneskit në afirmimin dhe promovimin e gjuhës maqedonase. Pikërisht në promovimin e librit të Trajko Stamatoskit, “Lufta për gjuhën letrare maqedonase” në vitin 1987, Bllazhe Koneski e tha mendimin e njohur dhe të cituar shpesh për gjuhën si atdheu i vetëm i tërësishëm, përkatësisht afrimi më i madh me atdheun ideal. Atëherë Koneski tha: “Edhe në momente të shtresimeve dhe mëdyshjeve gjëja e fundit që duhet të na bjerë në mend është t’i vëmë në pikëpyetje fitimet e aksioneve tona të pavarura në planin gjuhësor”.

Për fat të keq, edhe pas dekadash të kodifikimit të gjuhës maqedonase dhe verifikimit të saj nga shkenca gjuhësore botërore, jemi dëshmitarë të mohimeve dhe trysnive. Megjithatë, më gëzon fakti që të paktën brenda nuk kemi dyshime dhe se të bashkuar qëndrojmë në mbrojtje të gjuhës maqedonase. Përndryshe kultivimi dhe afirmimi i gjuhës maqedonase nuk është vetëm borxh ndaj veprës së akademikut Koneskit, por edhe borxh ndaj vetvetes, borxh ndaj të parëve tanë, borxh ndaj gjeneratave të ardhshme. Mbrojtja dhe kultivimi i gjuhës maqedonase është, gjithashtu, detyrë jo vetëm e atyre që gjuhë amtare e kanë maqedonishten, por edhe ndaj gjithë të tjerëve të cilët e përdorin si gjuhë zyrtare në Republikën e pavarur dhe sovrane të Maqedonisë së Veriut, por edhe ndaj të gjithë gjuhëtarëve, sllavistë maqedonistë të cilët e kanë studiuar dhe hulumtuar. Ndaj gjithë përkthyesve të cilët kanë përkthyer dhe përkthejnë në gjuhën maqedonase dhe nga gjuha maqedonase.

Në fund të fundit është borxh ndaj shkencës, ndaj të vërtetës dhe të drejtës. Prandaj në vitin e Koneskit, por edhe çdo vit, si shoqëri, por edhe si individë – qytetarë të zakonshëm apo përfaqësues të institucioneve, të punojmë të bashkuar dhe me përgjegjësi mbi afirmimin dhe promovimin e veprës së tij.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...