Presidenti Pendarovski realizoi bisedë telefonike me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg

26 Mars 2021 | Kumtesat

Me rastin e njëvjetorit të anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Presidenti Pendarovski Stevo Pendarovski sot bëri bisedë telefonike me Sekretarin e përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Në këtë bisedë dy bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi rolin e Aleancës dhe ballafaqimin me sfidat e ardhshme të sigurisë, për stabilitetin rajonal dhe për prioritetet e jashtme politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë kontekst, Presidenti Pendarovski shprehu falënderim për mbështetjen të cilën vendi e merr nga NATO-ja Zyra për siguri në procesin e certifikimit të personave zyrtarë në shtet për të cilët kërkohet certifikatë e sigurisë e NATO-s. Të dy bashkëfolësit ranë dakord se ky është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe se ai duhet të vazhdojë në të gjitha segmentet e domosdoshme vitale si për sigurinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe për sigurinë e Aleancës.

Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski shprehu falënderim edhe për ndihmën e deritanishme në ballafaqimin me pasojat e pandemisë së kovid-19, duke thënë se solidariteti dhe mbështetja nga vendet aleate është e domosdoshme për tejkalimin e sfidave të reja reale me të cilat po ballafaqohet Evropa dhe bota.

Në këtë bisedë telefonike, Presidenti Pendarovski e riafirmoi përgatitjen dhe përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në promovimin e paqes dhe stabilitetit, duke theksuar se vendi edhe të të ardhmen do të kontribuojë aktivisht në misionet ndërkombëtare paqësore, në rajon dhe më gjerë, të udhëhequra nga NATO-ja. Maqedonia e Veriut shtoi Presidenti Pendarovski mbetet tërësisht e përkushtuar ndaj reformave në mbrojtje dhe në siguri në përputhje me standardet e NATO-s.

Të dy bashkëfolësit biseduan edhe për dokumentin NATO 2030, i cili duhet të përcaktojë të ardhmen e Aleancës së NATO-s, në të cilën jemi dhe ne anëtare e plotfuqishme nga marsi i vitit të kaluar.

 

 

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...