Presidenti Pendarovski sot firmosi Dekretin për shpalljen e disa ligjeve të miratuara në Kuvend

16 Shkurt 2020 | Kumtesat

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot pasdite firmosi Dekretin për shpalljen e disa ligjeve të miratuara në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut:

  • Ligji për persona të paevidentuar në Librin amë të lindjes
  • Ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit Zgjedhor
  • Ligji për Prokurorin Publike
  • Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik
  • Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje
  • Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Inspektoratin e Përdorimit të Gjuhëve
  • Ligji për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio- vizuale
  • Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale
  • Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për gjelbërim urban
  • Ligji për menaxhim të qarkullimit të lëndëve nëpër gjykata

Lidhur me kërkesën e VMRO DPMNE-së, kryetari i VMRO DPMNE-së që mos ta nënshkruaj Ligjin për Prokurori Publike, presidenti tha se sipas nenit 75 të Kushtetutës “Presidenti obligohet ta nënshkruaj dekretin, nëse sipas Kushtetutës, ligji sillet me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve” ndërsa Ligji i Prokurorisë Publike bën pjesë në këto ligje.

Presidenti Pendarovski, gjithashtu, tregon që për ankesat eventuale lidhur me kushtetutshmërinë e ndonjë ligji, çdo qytetar mund të fillojë procedurë pranë  Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si organ kompetent shtetëror.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit