Presidenti Pendarovski: Të ndihmojmë të rinjtë që të zvogëlohet largimi i kuadrove profesionale  – Fillon programi “Të rinj menaxherë dhe liderë afaristë”

25 Shkurt 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski mbajti fjalim para pjesëmarrësve në programin “Të rinj menaxherë dhe liderë afaristë”, që organizohet nën mbështetjen e tij.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e vet rekomandoi  se duhet të jemi krenarë që në shtetin tonë kemi të rinj të cilët nuk ndalen vetëm në nivelin e arsimimit të tyre formal, por kanë dëshirë të vazhdojnë të mësojnë, të zgjerojnë horizontet e tyre intelektuale dhe t’i përmirësojnë aftësitë dhe talentet e tyre.  Ai rikujtoi edhe një nga qëllimet kryesore për të cilat është iniciuar “Korniza për zhvillim MKD2030 “, e cila është promovuar para pak kohe, kurse ai është të jepet ndihmë në plotësimin e nevojave të të rinjve, me qëllimin përfundimtar që të zvogëlohet largimi i kuadrove profesionaliste nga vendi.

Programi “Të rinj menaxherë dhe liderë afaristë” zbatohet nëpërmjet bashkëpunimit midis Kabinetit të Presidentit dhe Këshillit të Investitorëve të Huaj. Në të marrin pjesë tridhjetë e dy të rinj dhe tetëmbëdhjetë kompani, të cilat i kanë vënë në dispozicion kapacitetet e tyre që të rinjtë të kenë mundësi të marrin njohuri të reja praktike.

Në vijim është fjalimi i Presidentit Pendarovski.

Mirëdita të gjithëve,

Programin “Të rinj menaxherë dhe liderë afaristë” këtë vit e vazhdojmë me përbërje të zgjeruar pjesëmarrësish, që dëshmon se ia kemi arritur ta nxitim interesin tuaj, por edhe se pjesëmarrësit e vitit të kaluar kanë dëshmuar cilësi.

Nuk ka kënaqësi më të madhe se fakti kur keni projekte që janë të realizueshme dhe që japin rezultate të matshme, sidomos nëse ato projekte mundësojnë sukses dhe zhvillim në karrierë të të rinjve në vendin tonë.

Së pari, më lejoni t’u uroj punë të suksesshme, kreative dhe me perspektivë të tridhjetë e dy kandidatëve të përzgjedhur. Komisioni edhe këtë vit kishte detyrë të vështirë, që t’i përzgjedhë më të mirët e më të mirëve, dhe besoj se përzgjedhjen që e ka bërë, ju, do ta argumentoni tërësisht.

Kam nder të veçantë që ky program është njohur dhe vlerësuar si e suksesshme dhe nga bashkësia jonë e biznesit. Këtë vit keni mundësi të bashkëpunoni me profesionalistë të lartë nga 18 kompanitë tona të mëdha prej të cilave dhjetë janë të reja në këtë proces, dhe kuptohet, keni mundësi të mësoni prej tyre. Të gjitha ato kompani jua japin besimin e vet, janë të hapura t’i dëgjojnë planbizneset dhe idetë tuaja dhe dëshirojnë të kontribuojnë në trajnimin ekspert dhe mbindërtimin tuaj profesional.

Një falënderim të madh për z. Shtefan Peter për iniciativën, për Këshillin e Investitorëve të Huaj dhe për të gjitha kompanitë që na u bashkëngjiten dhe që delegojnë të punësuarit e vet – mentorë, të cilët do t’i udhëheqin këta të rinj nëpër të gjithë këtë proces deri në kompletimin me sukses të detyrës.

Duhet të jemi krenarë që në shtetin tonë që kemi të rinj të cilët nuk ndalen vetëm në nivelin e arsimimit të tyre formal, por kanë dëshirë të vazhdojnë të mësojnë, të zgjerojnë horizontet e tyre intelektuale dhe t’i përmirësojnë aftësitë dhe talentet e tyre. Kjo duhet të na inkurajojë të gjithëve, në përputhjet me resurset në dispozicion, t’u japim shans duke ua hapur kështu rrugën për realizimin e tyre profesional.

Më lejoni të rikujtoj se një nga qëllimet kryesore për të cilat e iniciova “Kornizën për zhvillim MKD2030”, e cila është promovuar para pak kohe, kurse ai është të jepet ndihmë në plotësimin e nevojave të të rinjve, me qëllimin përfundimtar që të zvogëlohet largimi i kuadrove profesionaliste nga vendi. Kam thënë shpeshherë se me rëndësi të madhe është të përcaktohen fushat ku kemi nevojë për investime dhe t’i drejtojmë aty resurset tona. Në këtë kuptim është shumë e rëndësishme të përshtatet tregu i punës me nevojat reale. Kurse kjo nënkupton të prodhojmë kuadro ekspertë të cilët na nevojiten me të vërtetë, dhe të cilët do të jenë të aftë ta mbajnë zhvillimin e shtetit dhe të kontribuojnë për progres të mëtejshëm në shoqëri.

Vetëm bashkësia e qytetarëve me mendje të hapur ka perspektivë për zhvillim dhe përparim. Sa më shumë mësojmë aq më shumë i japim shans kreativitetit tonë dhe arrijmë tek idetë e reja dhe tek inovacionet të cilat na lëvizin përpara. Duhet të jemi të përgatitur të gjejmë zgjidhje funksionale dhe politika në ambientin global i cili ndryshon vazhdimisht.

Të nderuar,

Ky program është parafytyruar që të rinjtë të ndiejnë se si funksionon praktikisht biznesi nga dora e parë, të kenë mundësi konkrete të japin kontributin e vet, por njëkohësisht është edhe testim për rishqyrtim të afiniteteve dhe kapaciteteve të tyre individuale.

Më lejoni në fund edhe njëherë të gjithë pjesëmarrësve t’u uroj bashkëpunim të suksesshëm me kompanitë. Shpresoj sinqerisht se një pjesë e juaja karrierën e vet profesionale në të ardhmen do ta ndërtoni pikërisht në ndonjë nga kompanitë tona të suksesshme.

Ju dëshiroj ta mbani motivimin dhe të punoni mbi veten, sepse vetëm kështu do të mund të arrini të realizoheni në biznes.

Ju faleminderit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....