Presidenti Pendarovski: Të përkujtojmë të vërtetën për holokaustin, që të mos përsëritet asnjëherë

11 Mars 2021 | Kumtesat

Në suazat e shënimit të 78-vjetorit të holokaustit të hebrenjve maqedonas, Presidenti Pendarovski, sot pasdite mbajti fjalim në evenimentin përkujtimor të organizuar nga Ambasada e Italisë në vendin tonë, kurse në bashkëpunim me bashkësinë hebraike në Maqedoninë e Veriut.

Duke nënvizuar se në këtë ditë në vitin 1943 pothuajse e gjithë bashkësia hebraike është mbledhur me dhunë dhe është deportuar në Treblinka, Presidenti Pendarovski theksoi se gjysma 7144 hebrenjve maqedonas të vrarë ishin fëmijë.

“Gjatë holokaustit, nazistët e kanë zhvilluar mënyrën më efikase që të shkatërrojnë një popull të tërë. Dhe pothuajse e arritën këtë qëllim monstruoz. Gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vrarë mbi gjashtë milionë hebrenj. Të gjithë ishin depersonalizuar, dehumanizuar dhe shkatërruar sistematikisht”, theksoi Presidenti Pendarovski.

Në suazat e këtij evenimenti, Presidenti Pendarovski bisedoi me Enzo Merlon, regjisorin e filmit dokumentar “70072: Vogëlushja që nuk dinte të urrente” dhe me protagonisten kryesore Lidija Maksimoviç, një nga disa mijëra të përjetuar nga llogorja e vdekjes, Aushvic.

“Mesazhi i të mbijetuarve është i qartë. Ata nuk nxitin urrejtje, sepse urrejtja e shkatërron më shumë atë që urren. Ata nuk kërkojnë as hakmarrje, sepse hakmarrja e thellon padrejtësinë. Ata kërkojnë të përkujtojmë të vërtetën për holokaustin, që të mos përsëritet asnjëherë”, shtoi Presidenti Pendarovski.

Në këtë eveniment onlajn mbajtën fjalim edhe kryetarja e bashkësisë hebraike në Maqedoninë e Veriut, Berta Romani-Nikoliq, si dhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Andrea Silvestri.

Në kujtim të hebrenjve maqedonas të cilët më 11 mars 1943 janë deportuar në llogoren Treblinka, sot në oborrin e Kabinetit, Presidenti Pendarovski mbolli simbolikisht fidan lisi, kurse u vendos edhe pllakë përkujtimore me mesazh “Falim, por nuk harrojmë”. Pemë lisi është mbjellë edhe në pyllin park të paqes, Amandav, në Jerusalem.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...