Presidenti Pendarovski u takua me anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor

13 Maj 2020 | Kumtesat, Takimet

Presidenti, Stevo Pendarovski, sot realizoi takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili vijon pas takimit që u mbajt dje me liderët e partive në Kabinetin e Presidentit ku u bisedua për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Presidenti Pendarovski i njohu anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor me qëndrimet e kryetarëve të partive politike dhe me qëndrimin e miratuar me konsensus se është e nevojshme që Komisioni Shtetëror Zgjedhor të dorëzojë mendim për afatet e nevojshme për zbatim të procesit zgjedhor.

Në këtë takim është rënë dakord KSHZ, gjatë ditës së nesërme të dorëzojë mendimin e vet në Kabinetin e Presidentit.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Takim lamtumire me ambasadorin shqiptar Fatos Rekën

Presidentin Stevo Pendarovski e mirëpriti në takim lamtumire ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Rekën. Në këtë takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e përgjithshëm të marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve, ku u vlerësua se ato shënojnë vazhdimisht...