Presidenti Pendarovski u takua me Niko Peleshin, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë

5 Nëntor 2021 | Kumtesat

Presidentin Stevo Pendarovski sot e priti Niko Peleshin, ministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, i cili po qëndron në vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim u bisedua mbi përparimin e bashkëpunimit bilateral në mbrojtje midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, i cili deri tani është në nivel të kënaqshëm, ku u shpreh edhe pritja për përforcim të këtij bashkëpunimi, nëpërmjet dialogut të hapur dhe konstruktiv mbi çështje të interesit të përbashkët.

Në kontekst të bashkëpunimit në NATO si dy anëtare të plotfuqishme dhe fqinje, bashkëfolësit konstatuan se harmonizimi i qëndrimeve midis dy shteteve është i mirë dhe shprehën pritjen se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në këtë takim u fol edhe mbi gjendjet aktuale lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe janë shkëmbyer mendime dhe informacione mbi pritjet në të dy shtetet në prag të takimeve të Bashkimit Evropian deri në fund të këtij viti.

Presidenti Pendarovski dhe ministri Peleshi folën edhe mbi bashkëpunimin në suazat e iniciativave rajonale, mbi promovimin dhe përparimin e stabilitetit  dhe sigurisë rajonale.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...